Aktuale
Shafitjet e autostradës nuk është dashur të ndodhin, sipas ekspertëve
Viteve të fundit Kosova është duke investuar në të ndërtimin e rrugëve, konkretisht autostradave që lidhin vendin me shtetet fqinjë. Aktualisht vendi ka një autostradë të madhe të përfunduar, ajo “Ibrahim Rugova” dhe atë “Arbën Xhaferi”, e cila është në proces e sipër. Mirë kalimi në autostradën për në Shqipëri, pranë Suharekës vërehen shafitje të dukshme.
Mirëpo, gjatë punimit në këto autostrada janë paraqitur disa probleme që kanë të bëjnë me rrëshqitjen, shafitjen dhe deformimin e dheut.
Profesori i Fondamenteve, Mekanikës së dherave dhe Gjeoteknikës së objekteve hidroteknike, Qani Kadiri, ka thënë për Ndërtimi.info se është mëkat që gjatë punimeve, konkretisht në Suharekë janë paraqitur këto probleme.
Deformimi i rrugës, që ka ndodhë në Suharekë, sipas Kadirit është pasojë e neglizhencës së kompanisë kroate që kryen punimet, “Bechtel Enka”.
“Duhet të jem i sinqertë, autostrada është ndërtuar në dukje shumë mirë. Bechtel Enka ka një laborator gjemokeanikë aty që e përdor. Unë mund të flas nga ato që kam dëgjuar sepse nuk kam qenë aty, bëhën provat, por kush i bënë e si i bëjnë nuk di. Është mëkat që Bechtel Enkas me i ndodh. Rrëshqitja e dheut gjithkund ndodhë, mirëpo shafitja ose deformimi i trupit të rrugës, jo që nuk ndodhin, por shumë pak ndodhin aq më parë kur Bechtel Enka përdor një material shumë të mirë. Kemi rastin më eklatantë në Suharekë që nuk ka pasë nevojë ajo të paraqitet por ja që u paraqit. Aty është ekskluzivisht, do të thotë që kroatët kanë punuar gjemoekanikë aty, por kanë bërë lëshime dhe nuk ka pas nevojë të ndodhë”, theksoi Kadiri.
Pavarësisht se kompania gjatë punimeve “Bechtel Enka” përdor një laborator të gjeomekanikës, nuk ka mundur të evitojë deformimin e rrugës, ajo nuk ka kërkuar ndihmë nga katedra e gjeometrisë në Univeristetin e Prishtinës.
Profesori, Kadiri tha se në përgjightësi në projekte të mëdha rrugore, mungon komunikimi me ekspertë dhe me katedrën e gjeomekanikës në UP.
“Komunikojnë, vetëm kur të mbetën për me komuniku. Nuk do flasë për katedra të tjerë, por për katedrën tonë shumë janë indiferent. Tash unë nuk do flas pse rrinë indiferentë sepse në një mënyrë kjo mbjellë edhe shumë kohë. Ne tash po mundohemi, studentët tanë në gjeomekanikë po na dalin kuadër të mirë. Vitin e kaluar kanë qenë 10 të diplomuar, studentë perfekt edhe e kuptojnë që gjeomekanika nuk është ashtu siç është trajtuar, si kanë marr mendime prej të tjerëve. Mirëpo gjeomekanika është një lëndë inxhinerike e cila kërkon një përkushtim, pastaj kërkon edhe dije, kuptohet kërkon që edhe në teren ta shoh problemin dhe ta prek me dorë”, u shprehë.
Ndërkaq, autostrada “Ibrahim Rugova” në të cilën janë paraqitur problemet me rrëshqitjen e dheut, ka përfunduar në vitin 2013. Ndërsa, ajo “ Arbën Xhaferi” pritet të përfundojë gjatë këtij viti.