Featured
Sërish telashe me tenderin për ndërtimin dhe sanimin e ujërave të zeza në Gjakovë

Ende nuk i është bërë zgjidhje ndërtimit dhe sanimit të ujërave të zeza dhe atmosferik në Komunën e Gjakovës, raporton Ndërtimi.info
Zvarritja e tenderit për ndërtimin dhe sanimin e ujërave të zeza po zvarritet shkak i shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik, që po bëhet nga Komuna e Gjakovës. Kështu të paktën po pretendohet nga operatorët ekonomik të cilët kanë adresuar ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Ekspertët e kësaj të fundit pas shqyrtimit të ankesës së operatorit ekonomik “Mulaj” Sh.P.K i ka propozuar panelit shqyrtues që njoftimi për dhënien e kontratës të anulohet. Njëherit propozohet që ky aktivitet i prokurimit të kthehen të ritender, nëse edhe më tutje Autoriteti Kontraktues në këtë rast Komuna e Gjakovës ka interes.
“Duke u bazuar në sqarimet e cekura në ekspertizë eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar. Ndërsa njoftimi për dhënie të kontratës të anulohet dhe njëherit propozon që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ritender, nëse edhe më tutje AK ka interes”, citohet në njoftimin e publikuar në faqen e OShP-së.
