Aktuale
Sërish përplasje pozitë – opozitë për NPB-në në Kuvendin Komunal të Prishtinës

As mbledhja pasuese, e paraparë që të mbahej sot nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, nuk është mbajtur.
Kjo, sepse sërish nuk ka pasur kuorum në sallë, pasi që PSD-ja, partia e të parit të kryeqytetit Shpend Ahmeti, nuk ka qëndruar në mbledhje, raporton Koha Ditore.
Pas kësaj, me kërkesë të kryesisë së KK-së, janë ftuar në një takim shefat e Grupeve Parlamentare, në një takim në ora 14:00.
Në ndërkohë, në një deklaratë për media, kryetarët e tri partive të KK-së në Prishtinë, Halim Halimi-LDK, Leonora Shabani–Bajraktari-LVV dhe Vala Peshku-PSD kanë hedhur akuza të ndërsjella partiake për papërgjegjësi karshi qytetarëve dhe bojkot të punës së Kuvendit.
Ndërpritet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Në mungesë kuorumi, pas largimit të asamblistëve të pushtetit nga salla, është ndërprerë seanca.
Sot është paraparë të mbahej edhe një mbledhje tjetër, por që ende nuk dihet se kur do të nisë.
Sërish përplasje pozitë – opozitë për NPB-në në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Prishtinës sërish ka pasur përplasje mes asamblistëve të koalicionit qeverisës në kryeqytet dhe atyre të opozitës.
Pas debateve dhe akuzave mes tyre, në lidhje me Ndërmarrjen Publike Banesore, asamblistët e partive të pozitës kanë lëshuar mbledhjen. Ata dolën nga salla në shenjë kundërshtimi të kërkesës që bënë asamblistët e Vetëvendosjes për shkarkimin e aksionarëve të NPB-së, që janë asamblistë të PSD-së, raporton Koha Ditore.
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se rreth NPB-së po tregohet hipokrizi “ndërsa ai u shkarkua për t’i hapur rrugë keqpërdorimeve në ndërmarrje”.
Në anën tjetër, Dren Kukaj, drejtor i Pronës në Komunë dhe aksionar në NPB i zgjedhur nga kryetari Shpend Ahmeti, i është drejtuar Azemit me fjalët se duhet të ketë kujdes çfarë flet, përndryshe do të ngrejë padi për shpifje.
