Arkitekturë
Sergei Tchoban nderohet me Çmimin Evropian për Arkitekturë, për vitin 2018
Arkitekti Sergei Tchoban është zgjedhur laureat i këtij viti për Çmimin Evropian për Arkitekturë.
I konsideruar si vlerësimi më i lartë i Evropës për Arkitekturë, çmimi është dhuruar nga Qendra Evropiane dhe “The Chicago Athenaeum” , shkruan Arch Daily, transmeton Ndërtimi.info.
Përzgjedhja eTchoban u bë falë planeve e tij të fuqishme dhe me një vizion të veçantë të projektimit që manifestohen më së miri në ndërtesat moderniste të cilat ndërkombëtarisht njihen si ikonike, komplekse, enigmatike, provokative dhe thellësisht artistike.
President i “The Chicago Athenaeum” Christian Narkiewicz-Laine, vuri në dukje se puna Tchoban-it përfshin një shumëllojshmëri të pafundme të formave, sipërfaqeve e ngjyrave duke përdorur metodat më bashkëkohore të planifikimit të objekteve kulturore, komerciale, zyrave e objekteve fetare . Gjatë gjithë karrierës së tij, Tchoban zhvilloi arkitekturën publike qytetare që ndërlidhet me jetën në vendet komplekse urbane në situata të ndryshme të kulturës. Puna e tij demonstron një angazhim të patundur për të krijuar një arkitekturë që është aq e thellë sa është edhe frymëzuese.

“Ne jemi të lumtur të prezantojmë çmimin Evropian për Arkitekturë për këtë arkitekt shumë të ri dhe inovativ Ruso/Gjerman” është shprehur arkitekti Narkiewicz-Laine.

Çmimi nderon angazhimin dhe arritjet e kaluara e arkitektëve më të mira evropiane që kanë vendosur për qasje më kritike, intelektuale, dhe artistik për projektimin e ndërtesave dhe qyteteve.






