Aktuale
Sejdiu-Haradinajt: Publikoje kontratën me “Bechtel&Enkan”, e shohim a ka faj Isa Mustafa

Deputeti Dardan Sejdiu nga PSD-s në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po mbahet interpelancë për ndarjen e 53 milionëve për “Bechtel Enkas”, ka thënë se Qeveria duhet ta publikojë marrëveshjen me Bechtel Enkan dhe tek atëherë të debatohet rreth kësaj teme.
Sipas tij, duhet të publikohet raporti në mënyrë që të kuptohet nëse problemi ka qenë tek Qeveria e Isa Mustafës.
“Publikojë kontratën ministër sepse ajo kontratë shpenzon para të qytetarëve të Kosovës. Nuk ka kuptim ti edhe zoti Lutfi Zharku me debatu kush ka faj. Po e shohim Hill International, punët që janë bë e të kuptojmë qysh e Qysh mundemi me diskutu pa e pa nenin për Bechtel Enkan. 2 milionë quro për një autoban, tash thoni kontrata nuk bën me u pa. Kemi nevojë me e pa kontratën, atëherë duhet me e pa raportin e Hill International, atëherë me pa pse Qeveria Mustafa nuk ek a nënshkru zarfin për 43 milionë euro, e me e pa si kemi ardhë ne tek 53 milionë euro”, ka thënë deputeti Sejdiu.
Sipas Sejdiut, diskutimi i sotshëm është vetëm elektoral.
“Ky diskutim ka kuptim vetëm popullit dhe elektoral, asgjë ma shumë. Ju lutem 2 miliardë euro, kontratat e shohim raportin cka ka bë Lutfi Zharku, po këto janë llafe. Në bazë të një qasjeje normale në shpenzimin e parasë publike, na i publikoni kontratën, marrëveshjen, raportin e Hill International dhe atëherë askush nuk ka hapësirë të thotë `ky tha, ai tha`”, është shprehur Sejdiu.
