Aktuale
Salla ngjyrë rozë e Kishës Huaxiang, po mahnitë vizitorët
Kishës Huaxiang që gjendet në Fozhou të Kinës Juglindore, i është shtuar një sallë tejet atraktive ngjyrë rozë-pastel e dizajnuar nga kompania e njohur “INUCE”, që po tërheqë vëmendjen e shumë vizitorëve.
Ndërtesa e re që i është bashkëngjitur kishës së vitit 1930, përmbanë 3 hapësira më të mëdha. Salla kryesore ka kapacitet të mbajë 1500 persona ndërkohë që dy sallat e tjera më të vogla mund të mbajnë deri në 500 persona, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Pjesa tjetër e ndërtesës përmbanë edhe dhoma për provat muzikore të korit të kishës, klasë për predikimet fetare të së dielës dhe dhoma për aktivitet të përgjithshme.
Pasi kisha akoma ruan strukturën e saj klasike, salla e re është projektuar për ta shndërruar këtë vend në një atraksion urban.

“Dëshira e gjeneratave të reja nuk është vetëm ruajta e trashëgimisë por edhe pasqyrimi i elementeve bashkëkohore në shoqërinë e sotme. Këto elemente reflektohen në një dizajn karakteristik duke e marrë arkitekturën tradicionale si pikënisje por duke e mishëruar atë me elemente bashkëkohore”, është shprehur kryetari i INUCE, Dirk U. Moench.

Lartësia dhe forma e ndërtesës kanë qenë të kufizuara e të përshtatura me lartësinë e objekteve përreth, megjithatë muret e saj janë dyfishuar duke u dalluar kështu për nga lartësia dhe ngjyra rozë pastel me objektet tjera përreth./ Ndërtimi.info/


