Aktuale
Salla mahnitëse koncertale “Amber”, atraksion i Letonisë

Projektuar nga Volker Giencke, Salla koncertale “Amber” është inauguruar më 7 nëntor në Liepaja, të Letonisë. Faza e parë dhe më e rëndësishmja e këtij projekti shumëfazësh që parashikon ndërtimin e një rrethi kulturor urban, tashmë është përfunduar.
Në vitin 2003, Volker Giencke fitoi konkursin ndërkombëtar arkitekturor për një qendër të re kulturore në portin tradicional, të Detit Baltik. Ndërtimet filluan në vitin 2013.
“Great Amber” është një strukturë monolitike, konike, e pjerrët me një fasadë transparente, ngjyrë qelibar, shkruan “Arch2o”, transmeton Ndërtimi.info.
Salla koncertale siguron vende për më shumë se 1 mijë vizitorë. Ajo është e rrethuar nga dhomat e Orkestrës Simfonike të Liepasit dhe nga dhomat për mësim e ato të provave të Shkollës së Muzikës, duke krijuar një përzierje të favorshme të hapësirës që nxitë komunikimin midis artistëve, nxënësve dhe mësuesve. Salla e Koncerteve mund të përdoret edhe për kongrese, ekspozita.
Një sallë shtesë është vendosur pranë “Grat Amber”-it, së bashku me me një studio baleti.
Natën, ndërtesa shndërrohet në një element transparent të ndritshëm, duke e bërë enterierin dhe shumë funksione tjera, të dukshme nga jashtë. Gjatë ditës, lustrim i jashtëm i ndërtesës shkëlqen në ngjyra të ndryshme përreth, duke ofruar impresion vërtet mahnitës. Ky objekt është shndërruar në një pikë të re referimi, në Liepajan moderne./Ndërtimi.info/
