Featured
Salihu: Në Kosovë nuk projektohen struktura nga ndikimi i veprimit të zjarrit [video]

Shumica e ndërtesave në botë shkatërrohen nga zjarri. Ai është armiku kryesor i ndërtimeve. Mirëpo, Kosova nuk është më e mira në këtë fushë. Gjatë ndërtimit dhe përgatitjes së dokumenteve për ndërtim, këtu ka mangësi.
Uran Haxha
Këto mangësi i ka treguar për Ndërtimi.info, Fidan Salihu asistent në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, që po specializon në mbrojtjen e strukturave nga zjarri.
Ai ka thënë se gjithçka që përgatitet është se si të evakuohen njerëzit dhe se si të mbërrijnë zjarrëfikësit, pork jo është e mangët.
“Në vendin tonë në dokumentacionin teknik të projektit kërkohet vetëm një elaborate, që quhet Elaborati i Mbrojtjes nga Zjarri dhe i kushtohet rëndësi vetëm evakuimit të njerëzve dhe arritjen e zjarrëfikësve, mirëpo nuk i kushtohet fare rëndësi projektimit të strukturës ndaj zjarrit”, ka thënë Salihu.
Ai ka shtuar se kjo gjë tashmë kërkohet edhe nga kodet europiane të ndërtimit. “Edhe kodet europiane të ndërtimit tash po kërkojnë që struktura të projektohet edhe nga ndikimi i veprimit të zjarrit”, tha Fidan Salihu, duke potencuar se kjo gjë duhet filluar të bëhet menjëherë në Kosovë.
