Aktuale
Sa metra katrorë të objekteve i pretendon Serbia në Kosovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/mitrovica-veriore.jpg)
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot ka thënë se me kadastër 58 për qind e territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë, transmeton Koha.net.
Në prononcimin e tij për gazetën e Beogradit “novosti” janë paraqitur edhe hektarët e tokës që gjoja gjenden në pronësi të Serbisë si dhe metrat katrorë të objekteve që, gjoja, po ashtu, janë në pronësi të Serbisë.
Po i publikojmë edhe ne.
“Toka e Serbisë” në Kosovë:
319,256 – hektarë tokë në pronësi shtetërore
157,666 – hektarë tokë në pronësi shoqërore
163,098 – hektarë tokë në pronësi private serbe dhe jo shqiptare
820 – hektarë tokë në pronësi kishtare.
“Objektet e Serbisë” në Kosovë:
1,240,992 – metra katrorë ndërtesa zyrtare
145,202 – metra katrorë ndërtesa afariste
24,688 – metra katrorë ndërtesa banimi
753,915 – metra katrorë restorante, pushimore, objekte sportive.
Gjuriq ka thënë se Marrëveshja për kadastrën nga viti 2011 ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka paraparë që të dy palët të kenë nga 50 për qind të përfaqësuesve, përcjell Koha.net, që do të merrej me krahasimin dhe verifikimin e pasurisë dhe që asnjë vendim nuk mund të merret pa pajtimin e dy palëve.
Ai është ankuar se kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë dhe se Prishtina nuk ka paraparë praninë e Beogradit por vetëm të përfaqësuesve serbë nga Kosova dhe jo në paritet 50:50 dhe për të drejtën e tyre që ndalin çfarëdo vendimi që është në “kundërshtim me gjendjen e vërtetë juridike”.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)