Aktuale
Sa ka Kosova qëndrueshmëri makrofinanciare sipas BQK-së

Kosova ka normat më të ulëta tatimore krahasuar me vendet e rajonit. Veç kësaj Kosova ka një stabilitet të qëndrueshëm makro fiskal, kështu thotë në një intervistë për Ndërtimi.info, ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Marrë në përqindje të hyrat buxhetore dhe krahasuar me bruto produktet vendore, është diku 27.5 për qind pjesëmarrja e të hyrave buxhetor me GTP, apo edhe me bruto produktin vendor.
“Kosova ka stabilitet, ka qëndrueshmëri të fortë makro fiskal. Nisur prej faktit se nëse shohim ekonomia e Kosovës nuk është e ngarkuar prej taksave, kemi normat më të ulëta tatimore në rajon, Nëse shohim si përqindje diku të hyrat buxhetore krahasuar me bruto produktet vendore është diku 27.5 për qind pjesëmarrja e të hyrave buxhetore me GTP apo edhe me bruto produktin vendor. Ndërsa, mesatarja në vendet e rajonit është diku rreth 35 për qind pjesëmarrja “tha Mehmeti.
Rregullat fiskale të vendosura në vitin 2014-të kanë bërë që borxhi publik të jetë më i ulët.
“Kemi realisht borxh publik që është në nivel të ulët, po ashtu kemi deficitin buxhetor brenda parametrave të lejuar dhe gjithë kjo si rezultat i rregullave fiskale të vitit 2014 ku janë vendosur këto kritere strikte ku te deficiti buxhetor nuk lejohet që të shkohet në 2 për qind dhe është brenda parametrave të caktuar. Ka stabilitet makro fiskal në Kosovë ose përqendrueshmëri”, tregon Mehmeti.
