Arkitekturë
Sa hapësirë duhet të zërë kabina e dushit në tualet, ja disa mundësi arredimi

Dushi i shtëpisë mund të personalizohet me zgjedhje estetike dhe funksionante, pa hequr dorë nga cilësia dhe design dhe duke respektuar buxhetin në dispozicion. Kush është hapësira që ke në dispozicion për dushin, sa mure? Nga kjo përgjigje varet dhe topologjia e zgjidhjes: nëse muret janë tre, zgjedhja është një derë dush; nëse janë dy, zgjedhja është midis një dere me një anë fikse apo një kabinë dush; nëse muri është vetëm një, zgjedhja bëhet midis një dere me dy anët fikse ose një kabinë dushi më një anë fikse.
Më pas tipologjia e hapjes së dushit varet nga shijet dhe nga hapësira që kemi në dispozicion pë rtë hapur derën. Mund të kemi derë me një antë, mund të kemi dyer me dy ante nëse hapësira është shumë e ngushtë, mund të kemi dyer që palosen, ose rrëshqitëse e cila nuk zë asnjë hapësirë.
Dimensionet e vogla të tualetit nuk duhet të ju dekurajojnë: mjafton të zgjedhësh sanitare dhe lavaman kompakt për t’i lënë vëndin e nderit dushit, në mënyrë që të arrijmë të krijojmë një zonë komode për mirëqënien. Anët prej të kutisë ndihmojnë që të zmadhohet hapësira nga ana vizuale, ndërsa hapja me rrëshqitje shpëton akoma më shumë hapësirë sepse nuk bezdis pjesën e jashtme. Një tjetër këshillë është që të përdoren pllaka të mëdha pa ndarje ose me kanale ndarëse minimale, më ndonjë ngjyrë të fortë. Të gjitha këto do bëjnë që të keni nëj banjo të vogël, por me karakter.
Edhe kur hapësira nuk është problem, duhet t’a organizojmë më së miri. Këshilla jonë është që të ndani zonën e larjes me atë të sanitareve: mund të vendosni afër dy lavamanë dhe t’i jepni më shumë kuptim dushit ( ka modele që duket sikur janë spa). Sistemi I hapjes në këto raste nuk është një problem, mund të zgjedhim derën që më shumë na pëlqen.
