Aktuale
“Rrugën e Kombit” s’ka fund të problemeve
Kosova dhe Shqipëria, dy shtetet që flisnin të njëjtën gjuhë por që kishin distancë të largët u bashkuan me Rrugën e Kombit. Autostrada me katër krosi ishte ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore, jo vetëm pse lidh Kosovën dhe Shqipërinë por kjo rrugë shërben edhe si ndërlidhje me rajonin e Ballkanit dhe një treg me miliona konsumatorë potencialë.
Por edhe përkundër gjitha investimeve Rruga e Kombit “Ibrahim Rugova”, iu lanë punët në gjysmë. Në autostradën e kombit edhe pse ishte dhënë tenderi për vënien ë gabioneve ato ende nuk janë përfunduar. Madje punimet për gabionët nisen me 160 ditë vonesë.
Për këto probleme i pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharrmi, në një intervistë për Ndërtimi.info ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.
Ai ka theksuar se janë duke punuar edhe rreth një projekti për ndërtimin e skarpateve, në mënyrë që të mos ketë më rrëshqitje të dheut.
“Sa i përket gabionëve këto ndodhin jo vetëm tek ne, dhe rruga e Kombit ka qenë një garancion. Sidoqoftë ato ndodhin jo vetëm tek ne por gjithkah. Por ato duhet me kohë me u pastru dhe me u rregullu. Ne tash jemi duke punuar në atë drejtim që ta kemi një projekt për rrugën e Kombit në mënyrë që të ndërtohen këto skarpatet që janë në mënyrë që të mos ketë më rrëshqitje të dheut”.
Probleme ka pasur edhe në hyrje të autostradës në Veternik të Prishtinës, mirëpo së fundi kanë filluar të vendosen pilotët për stabilizim të dheut. Ndërsa shafitjet e asfaltit vërehen dukshëm në pjesën e autostradës që kalon pranë Suharekës.
Projekti për Rrugën e Kombit nisi në vitin 2003, kur Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit. Një pjesë e autostradës, segmenti mes Rrëshenit (pjesa veri-qendrore e Shqipërisë) dhe Kalimashit (pjesa verilindore) u përurua më 26 qershor 2009 me emërtimin teknik A1.
Gjatësia llogaritet në 170 kilometra. E me ndërtimin e kësaj autostrade koha e udhëtimit u reduktua nga 6 orë në 2 orë e gjysmë, me një shpejtësi qarkullimi që luhatet nga 80–130 km/h.
Kostoja e saj fillestare e autostradës u përllogarit në rreth 600 milionë euro, por më pas ajo iu afrua 1 miliard eurove, ndonëse asnjëherë nuk ka dalë një shifër finale e kostos së saj të plotë. Projekti nis në Portin e Durrësit (të paktën ai në letër) dhe përfundon në kufirin me Kosovën, në Morinë, ku pikat kryesore janë: Durrës, Milot, Rrëshen, Reps, Thirra, Kalimashi dhe Morina.