Connect with us

Featured

Rruga Thumane- Fushë-Krujë – Vore -Kashar, afër nisjes së punimeve

Published

on

Projekti i rrugës Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar është pranë nisjes, pasi kompania ka kaluar edhe fazën e vendimit të thelluar për ndikimin në mjedis.

Në mbledhjen e datës 23 gusht 2018, Komisioni që merr në shqyrtim aplikimet ka dhënë miratimin për aplikimin e paraqitur nga Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë e kompanisë Gener 2 me administrator Bashkim Ulaj. Më herët, në të njëjtën procedurë ka kaluar edhe Rruga e Arbrit, për të cilën Gjoka Konstruksion paraqiti vendimin. Të dyja këto projekte që ndodhen në faza të ndryshme janë pjesë e paketës 1 miliard dollarë për rindërtimin që po zbatohet nga qeveria dhe që ka në fokus disa akse rrugore, shkolla dhe spitale.

Rruga 225.8 milionë euro u kontestua për koston

Në dhjetëditëshin e fundit të korrikut, Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë, që është edhe institucioni që ka pjesën më të madhe të projekteve të paketës “One billion”, shpalli fituese kompaninë Gener 2 për realizimin e projektit të rrugës Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar. Kompania hyri në këtë garë me një bonus pikësh që i ishte dhënë paraprakisht me një vendim të veçantë për shkak të ofertës së pakërkuar. Në fakt në garën për të ndërtuar këtë aks, që nuk është i ri në historikun e projekteve infrastrukturore të lakuara hynë katër kompani me një fond limit të vendosur nga ana e qeverisë në kufijtë 245 milionë euro. Gener 2 fitoi jo vetëm për shkak të bonusit, por edhe për shkak të ofertës më të ulët të ofruar që ishte 225.8 milionë euro. Kompanitë e tjera të skualifikuara ishin “Gjikuria” sh.p.k që ofroi të ndërtonte rrugën dhe ta mirëmbante atë sipas kontratës, me vlerë gjithsej 274,588,575 euro, “Alpin” s.r.l. me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 283,809,745 euro dhe “Gruppo Adige Bitumi” s.p.a. me ofertën 298,402,895 euro. Por edhe pse Gener 2 e fitoi procedurën me ofertën më të ulët mes garuesve, kostoja relativisht e lartë për kilometër e bën atë një nga rrugët më të shtrenjta dhe për rrjedhojë, edhe të kontestuar. Sipas përllogaritjeve rruga me gjatësi 20 kilometra përfaqëson një kosto pak më shumë se 16 milionë euro për kilometër.

Detajet e projektit dhe si është menduar mirëmbajtja

Rruga, sipas projektit, parashikohet të jetë 20.8 kilometra e gjatë dhe e kategorisë “A”. Gjurma e saj nis nga Thumana, 150 metra në brendësi të autostradës ekzistuese me 4 korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë–Krujës. Vijon me një djathtas dhe vazhdon e drejtë në fusha deri në afërsi të Fushë-Krujës. Më pas, me anë të një kthese të dyfishtë i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rrugës vazhdon në krahë të djathtë të rrugës automobilistike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me Autostradën Tiranë-Durrës në Kashar (rreth km të 12 në drejtimin Tiranë – Durrës). Shpejtësia e projektuar për këtë rrugë është 140 kilometra/orë, ndërkohë që pjesë përbërëse e saj janë 14 nënkalime, 12 ura me gjatësi totale 4 kilometra, 3 mbikalime korsi emergjencash në secilën anë me nga 3 metra. Gjerësia totale e rrugës parashikohet 28 metra. Objekti i kontratës me kompaninë Gener 2 do jetë i ngjashëm me atë të Rrugës së Arbrit, duke ndjekur parimin “me çelësa në dorë”.

Koncesionari, në këtë rast Gener 2, do të kryejë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar, sipas standardeve të miratuara nga Autoriteti Kontraktues. Afati i koncesionit do të jetë 13 vjet. Pagesa e parë për kompaninë fituese të zbatimit të projektit të rrugës, nga ana e qeverisë, do të bëhet vetëm pasi të jenë kryer jo më pak se 25% e punimeve të rrugës. Projekti Thumanë-Kashar nuk është një projekt i palakuar më parë. Ai daton që në mandatin e parë të qeverisë “Berisha” kur një kompani e huaj u ofrua për ta ndërtuar këtë segment, por me kushtin që qeveria të dilte garant për të siguruar financimin. Në atë kohë, në korrespondencën mes ministrive, u ra dakord se nëse qeveria do të duhej të garantonte kompaninë e huaj, shumë mirë mund ta ndërtonte e vetme, duke kërkuar financim. Kjo bëri që kompania që shfaqi interes, të tërhiqej dhe projekti të lihej në harresë për t’u rikthyer tani./Ballkanweb

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending