Featured
Rruga problematike e Prishtinës do të rregullohet, dy rrugë mbyllen për dy muaj
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zhvillojë punime në dy rrugë të kryeqytetit, “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena”, raporton Ndërtimi.info.
Si pasojë e këtyre punimeve, këto dy rrugë do të jenë mbyllura për automjetet për dy muaj.
“Prej ditës së shtunë, 19 tetor deri me 31 dhjetor 2019, rrugët ‘Arkitekt Karl Gega’ dhe ‘Ali Pashë Tepelena’ do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit. Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Arkitekt Karl Gega'”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ndërkaq, rruga “Ali Pashë Tepelena” është një nga rrugët më problematike gjatë kohës kur bie shi, pasi ka vërshime të vazhdueshme në të.
Komuna e bënë thirrje për qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.