Featured
Rruga më e rrezikshme në botë pret të pasionuarit e aventurave
Një rrugë malore mes provincave Trabzon dhe Bayburt në verilindje të Turqisë, e cila është zgjedhur si “rruga më e rrezikshme” në botë në një faqe interneti që prezanton rrugët e vështira dhe të rrezikshme nëpër botë, pret të pasionuarit pas aventurave ta vizitojnë atë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Lakorja Derebaşı, e cila para dy viteve u zgjodh si rruga më e rrezikshme në botë në faqen e internetit www.dangerousroads.org, karakterizohet me prani të shpeshtë të mjegullës, reshjeve, rrëshqitjes së dheut, borës dhe ortekëve. Këto karakteristika kanë bërë që rruga botërisht të njihet si “rruga e vështirë”.
Për shkak të reshjeve të borës, transporti në rrugën Bayburt-Trabzon ndërpriten për gjashtë muaj të vitit. Megjithatë, popullata lokale vazhdon ta përdorë rrugën me të gjitha llojet e mjeteve rrugore.



