Connect with us

Aktuale

Rruga e Veternikut s’përfundon para pranverës së vitit të ardhshëm

Published

on

Rruga kryesore që lidh hyrjet-daljet e kryeqytetit ende po vazhdon të zvarritet. Përveç panoramës së bukur që të jep ajo pjesë tek hynë në Prishtinë, gjendja reale e rrugës së ‘Veternikut’ është bërë mjaft e rrezikshme. Rrëshqitja e dheut dhe prishja e murit mbrojtës, po bën që dy nga katër korsit e premtuara dhe pas rreth dy viteve të inagurimit të punimeve mos të shfrytëzohen.

Qarkullimi i madh i veturave në këtë zonë është mjaft i lartë dhe hapësira mes rrugës dhe rrëshqitjes së dheut, mund të maten me centimetra. Ndërsa, zvarritja e madhe që po ndodhë në këtë rrugë, ka bërë që qytetarëve t’iu humbë durimi dhe të shohin me skepticizëm gjithë këtë projekt.

Për këto arsye, mjaft problematike këtë rrugë po e sheh, Arianit Loxha nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës. Ai shprehet se vendosja e gabuar e murit mbrojtës ka bërë që rruga atje të rrëshqet vazhdimisht.

Sipas tij, muri mbrojtës i deri tanishëm nuk është vendosur në baza të shëndosha të dheut, dhe siç thotë ai, nëse prapë vendoset në të njëjtën mënyrë dhe themelet nuk vendosen mirë, problemi do të përsëritet.

“Rrëshqitjet e dheut bëhen kryesisht nga mos përmbajtja e një dokumenti i cili duhet dorëzuar Komunës, apo rastin konkret Ministrisë i cili nënkupton planifikimin e gërmimit brenda një punishte. Kur të ndërtohet një objekt, apo një infrastrukturë ajo e ka një kufi të përcaktuar. Brenda atij kufiri, dorëzohet një dokument i cili është organizimi i punishtës dhe plani i gërmimit… muri mbrojtës mundet të vendoset, mirëpo varet se çka ka përfundi, nëse muri mbrojtës rrëshqet, atëherë themelet nuk janë vendos deri në soliditetin e mjaftueshëm të dheut, për këtë ai prapë do të rrëshqasë. Muri mbrojtës duhet të vendoset në baza të shëndosha të dheut, i cili ka aftësi përthithëse të ngarkesave të cilat vendosen. Mund të jetë problem inxhinierik, mund të jetë problem procedural… me siguri ka një defekt përderisa ndodhë një gjë e tillë”, thotë ai për KosovaPress.

Përkundër se është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Adonis Tahiri thotë se ky projekt ka filluar pa lejen e tyre.

Tahiri shprehet se qysh në fillim të këtij projekti gjithçka ka shkuar keq, pasi nuk ka pasur asnjë konsultim me ta. Sipas tij, rrëshqitja e dheut do të ndodhë gjithmonë me mur masiv, mirëpo duhet të përdoren forma tjera.

“Ne e kemi ngritë këtë shqetësim qysh kur kanë fillu punimet atje, para se me rrëshqitë dheu për herë të parë atje, për shkak se nga qeveria e kaluar qendrore kanë filluar punimet pa projektin të cilin e ka pasur Komuna e Prishtinës, pa asnjë konsultim me Komunën e Prishtinës dhe pa leje nga Komuna. Projekti jonë ka qenë shumë më i mirë, jo me mur masivë siç është tash, për shkak se muri aty nuk mund të qëndrojë, por në forma të tjera të mureve të parenderuara të cilat përdoren tash në autostrada në gjithë botën…ne kemi bërë thirrje qysh nga fillimi që të ndërpritet ky projekt dhe të merret ai i komunës së Prishtinës… mur masiv aty nuk mund të vendoset sepse gjithmonë do të shkaktojnë probleme”, deklaron Tahiri.

Ndërsa, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i ka hedhur fajin qeverisjes së kaluar, duke u shprehur se gjitha këto probleme që po shfaqen në këtë rrugë janë si pasojë e projektit të gabuar që kanë ndërmarrë ata.

Pavarësisht kësaj, Kadriu thotë se zgjidhja ideale, përkundër rrëshqitjes së vazhdueshme është muri mbrojtës. Mirëpo, përveç këtij të fundit, sipas tij, do të vendosen dhe pilota që do të forcojnë murin dhe ai do vendoset në tokë të fortë me themele të forta, që mos të rrëshqasë më.

Afati më i afërt i përfundimit të zgjerimit të kësaj rruge, sipas zëvendësministrit, Kadriu është pranvera e vitit të ardhshëm.

“Aty ne kemi planifikuar të vendosim pilota dhe murin e ri mbrojtës, i cili do të fillojë në pranverë, jemi në fazën e fundit të riprojektimit të atij segmenti. Ndërsa, pjesa tjetër, ne jemi në procedura gjyqësore me kompaninë që e ka bërë dëmtimin e asaj pjese. Ky problem duhet të zgjidhet, është stërzgjatur, realisht është një fluks i madh i qytetarëve dhe i veturave që hynë në Prishtinë dhe del nga Prishtina…nuk mundesh ndryshe me zgjidhë atë problematik, po flas dhe si ekspert i fushës dhe unë. Nuk mundesh pa e zgjidhë me murin mbrojtës, mirëpo gabimi ka qenë se fundmi i murit ekzistues mbrojtës nuk është bërë aty ku duhet, është bërë në pjesën ku ka qenë mbushje. Rrafshi rrëshqitës e ka bërë të veten, kështu që me depërtimin e ujërave atmosferike ka rrëshqit ai mur, nuk është punuar ashtu siç duhet, dhe projektuar në fillim ashtu siç duhet”, deklaron Kadriu.

Kjo rrugë ka filluar për zgjerim në vitin 2017, nga qeverisja e kaluar dhe është paraparë që të jetë një rrugë me katër korsi në një drejtim, trotuar me ndriçim dhe shtegun për biçiklet

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending