Connect with us

Aktuale

Rruga (e) drejt vdekjes në Peran të Podujevës

Published

on

Rruga e drejtë si qiri që shpie prej Podujevës për në fshatin Peran, ishte rruga e fundit që morën prindërit e M.H. nga fshati Brecë. Ata humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në po këtë rrugë, para më shumë se gjashtë vitesh.

Arjeta Shabani

Muajin e kaluar janë ba gjashtë vite, prej kur prindërit patën ba aksident. Baba ka qenë duke vozitë, e nana ka qenë në veturë me ta. Duke kalu kësaj rruge për me ardhë në shpi, kanë ba aksident me një veturë tjetër edhe kanë vdek në vend”, tregon me dhimbje M.H për Ndërtimi.info.

Por, ky nuk është aksidenti i vetëm që ndodhi në këtë lokacion, që i jep një epitet si rrugë e larë me gjak të viktimave, që e kanë pësuar nga aksidentet, nga vetaksidentet që shkaktohen nga gjendja e rrugës, por edhe nga shpejtësia e madhe. Rrezikshmëria rritet kur edhe shtyllat elektrike janë nga betoni.

Pothuajse çdo muaj, kjo rrugë e përmbushi epiteti e saj, duke “u la” me gjak.

Në një pozitë skajore të kësaj rruge qëndron një mermer me gdhendje të fytyrave të Sokol e Mujë Hasanit, vëllezërve që kanë humbur jetën aty.

Decenia e fundit mban mbi supet e veta në këtë rrugë më shumë se 200 aksidente, ku disa dhanë frymën e fundit e të tjerët mbetën me lëndime, që çdo ndryshim moti i bën ta kujtojnë rrugën.

Veç gati 20 metra pranë rrugës është shtëpia e Nexhmi Mustafës. Sytë e tij, që kur flet për këtë temë fytyra i merr pamje të ngrysur, kanë parë shumë aksidente.

Pushon së folur për pak sekonda, merr frymë thellë dhe thotë se të gjitha aksidentet e bëjnë të ndihet keq, por kur sheh fëmijë, dhimbja shumëfishohet.

Ai tregon për ekipin e Ndërtimi.info, se prej shpejtësisë më të cilën vozitet në këtë rrugë, janë të rrezikuar të gjithë banorët. Madje, deklaron se tejkalimi i shpejtësisë është arsyeja kryesore e gjithë këtyre aksidenteve.

Por, edhe pse thotë se banorët kanë bërë ankesa në Komunën që udhëhiqet nga Agim Veliu, që të shtohen pengesat për tu evituar aksidentet, ato nuk janë marrë parasysh.

Këtu shpejtësia e lejuar për vozitje është 40 km/h, ndërsa këtu vozisin 170 km/h. Shumë shpesh ndodhin aksidente. Nuk kalon asnjë muaj pa ndodhë ndonjë aksident në këtë lokacion. Këtu janë shkel (nga vetura) edhe fëmijë. Gjendja është shumë e rëndë”, tregon Mustafa.

Sikur edhe pritet në këto raste, institucionet fillojnë luajtjen e “ping-pong”-ut me përgjegjësinë. Komuna e Podujevës thotë se duhet pyetur Ministria e Infrastrukturës për këtë çështje, pasi është rrugë rajonale.

Mirëpo, këtë përgjegjësi nuk e njohin viktimat, nuk e njohin banorët pranë dhe as fëmijët që mund ta pësojnë çdo ditë, pasi e vetmja “pengesë” për automjetet që mund të dalin nga rruga si pasojë e shpejtësisë janë shtëpitë e fshatarëve.

Përmendorja e Sokol (29) dhe Mujë Hasanit (27), që kanë humbur jetën në rrugën përgjatë fshatit Peran më 19 Shtator 2013.

Larg hierarkive dhe përgjegjësive, këtu vjen në pyetje ndërgjeshmëria morale për t’i pakësuar viktimat.

Niveli qëndror, Ministrina e Infrastrukturës, thotë se pengesat janë larguar, pasi që edhe vendosja e tyre është bërë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Rrugët.

Në rrugët publike që janë përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, nuk ka të drejtë askush të vendosë pengesa, për arsye se e pengojnë zhvillimin normal të komunikacionit. Ato pengesa duhet të largohen kudo që janë vendosur, sepse janë vendosur në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Rrugët”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim në MI, drejtuar Ndërtimi.info.

Por, megjithatë kjo nuk i pengon ata që të vendosin pengesa që janë në një vijë me dispozitat e Ligjit për Rrugë, nëse diçka e tillë të paktën ekziston në ligj.

E sa i përket aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, në këtë Ministri mohojnë që rruga të jetë arsye për këtë. Gjersa shtojnë se menaxhimi i trafikut rrugor është përgjegjësi e policisë.

Menaxhimi i trafikut rrugor është përgjegjësi e Policisë së Kosovës, ndërsa sa u përket rrugëve të cilat i mirëmban Ministria e Infrastrukturës, asnjëherë nuk ka ndodhur që faktori rrugë të ketë ndikuar në aksidente të trafikut rrugor”, thonë zyrtarët e ministrisë.

Megjithatë, një “por” ekziston edhe këtu. Nëse një brez i kontrollit dështon apo nuk është i shpeshtë kontrolli i trafikut, kështu që masat preventive për aksidente janë domosdoshmëri, jo dëshirë.

Mbi 500 aksidente për çdo vit

Numri i aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, dhe tek e ashtuquajtura “kthesa e Peranit”, është shqetësues. Për 10 vite, tek kjo kthesë kanë ndodhur 202 aksidente. Disa, kanë përfunduar edhe me fatalite.

Në katër prej tërë këtyre aksidenteve, personat që ishin brenda veturave gjetën vdekjen. Ndërsa, 123 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 85 të tjera kanë qenë me dëme materiale.

E arsyet kryesore që i kanë shkaktuar tërë këto aksidente, sipas Policisë po del të jenë tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar, mos përshtatja e shpejtësisë, si dhe tejkalimi i pa-sigurt.

Bazuar në të dhënat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të së cilës përfshihet edhe rajoni i Podujevës që ka siguruar Ndërtimi.info, edhe numri i aksidenteve që kanë ndodhur në tërë rajonin e Podujevës është shumë i lartë.

Gjithsej 1 mijë e 730 aksidente, kanë ndodhur në Podujevë që prej vitit 2015 e deri më 2018-ën.

Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, në këtë rajon kanë ndodhur 190 aksidente, prej të cilave një ka përfunduar me fatalitet e 101 të tjera me lëndime.

Në vitin 2015 kanë ndodhur 456 aksidente, në 2016 kanë ndodhur 541 aksidente dhe në vitin e kaluar kanë ndodhur 543 aksidente. Ndërsa, për pesë muajt e parë të këtij viti, numri i aksidenteve që janë regjistruar është 190”, thuhet në statistikat e Policisë së Kosovës për këtë rajon.

Ndërsa, viti kur në këtë rajon janë regjistruar më së shumti aksidente me fatalitet po del të ketë qenë 2017-ta.

Prej 543 aksidenteve sa kishin ndodhur,13 prej tyre kishin përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, për tri vitet e fundit me fatalitet kanë përfunduar 23 aksidente, gjersa me të lënduar janë regjistruar 877 aksidente./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending