Connect with us

Aktuale

Rruga e Arbrit, pagesa e çmendur që ka marrë ndërtuesi

Published

on

Qeveria dhuron nga paratë e taksapaguesve, 2.1 miliardë lekë për kompaninë e Rrugës së Arbrit. Kostot për ndërtimin e rrugës, ndër më të lartat në vend. Transaksioni për llogari të privatit, rekord në pagesat e thesarit.

Në datën 21 janar, një transaksion me vlerë 2.1 miliardë lekë është paguar nga Buxheti i Shtetit për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, e cila po ndërton rrugën e Arbrit, falë një kontrate koncesionare PPP të dalë nga paketa e qeverisë “1 miliard dollarë për rindëritimin”. Fatura e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për llogari të kompanisë private përbën një nga rekordet me vlerë më të lartë të paguar ndonjëherë, çka demonstron edhe njëherë atë që institucionet ndërkombëtare (FMN, BB) kanë deklaruar për rrezikun e rritjes së borxhit dhe barrës së lartë që iu ngarkohet taksapaguesve shqiptarë përgjatë viteve në vijim. Projekti i kësaj rruge, edhe pse është propaganduar si zgjidhje për qarkun e Dibrës, në lidhjen që do të hapë me kryeqytetin etj., ka ngjallur debate, jo vetëm për llojin e kontratës, por edhe për kostot tejet të larta, që mbërrijnë 254 milionë euro (33.6 mld lekë), me një përllogaritje mesatare që shkon 5 milionë euro për kilometër. Rruga e Arbrit parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrave rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit dhe është projektuar për qarkullim me dy korsí.

Tenderi

Në datën 1 nëntor 2017, në garën koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, mes tre kompanive që shprehën interesin, fituese u shpall kompania “Gjoka Konstruksion”. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, “Gjoka Konstruksion” ishte paraqitur me të gjitha dokumentet në përputhje me kërkesat, duke lënë pas kompanitë “Adem Pojani” dhe “Alb Star”. Në fakt, projekti i “Gjokës” u shfaq në vitin paraardhës, kur qeveria refuzoi kompaninë kineze “China State Construcion”. Kjo e fundit u la jashtë gare në mënyrë të dyshimtë, teksa duke plotësuar të gjitha kushtet ishte angazhuar të përfundonte në kohë 27 kilometrat më të vështirë të rrugës me 290 milionë eurot që ofroi. Pa asnjë argument dhe dokument zyrtar, tetorin e vitit 2016 kinezët u tërhoqën me jehonën qeveritare se oferta e tyre vlente shumë lekë. Nga ai moment u shfaq “Gjoka Konstruktion”, e cila u vetëofrua  me një projekt me kosto 250 milionë euro dhe u pranua, por teksa mbeti e vetme, qeveria hapi sërish garën. Pasi pranoi dy oferta në shtator 2017, ministria e drejtuar nga Damian Gjiknurit ligjëroi “Gjoka Konstruktion” për të ndërtuar dhe mirëmbajtur rrugën.  Sipas ofertës, ndërtimi i rrugës do të zgjasë 46 muaj që nga momenti i lidhjes së kontratës.

Projekti

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga e Arbrit është e përfunduar plotësisht në 20.1 km, ndërsa 15.1 km janë përfunduar pjesërisht. Po ashtu, ka një projekt ekzistues edhe për 26.4 km. Në total janë 61.6 km të projektuar për gjurmën kryesore me standardin C3, nga të cilët 26.3 km nuk janë prekur me punime ndërtimi. Sipas studimit të fizibilitetit të hartuar rreth vitit 2005, thuhet në dokumentet e tenderimit, e gjithë gjurma Tiranë-Bllatë sipas këtij varianti pritet të jetë afërsisht rreth 73.5 km e gjatë, çka do të thotë që afërsisht në total 11.8 km rrugë janë ende të pa projektuara. Ky segment lidh Tiranën pikën kufitare të Bllatës. Projekt-Ideja për “Përmirësim, Ndërtim, Operim, dhe Mirëmbajte e Rrugës së Arbrit” për kompletimin e të gjithë gjurmës së Rrugës së Arbrit përfshin projektet e segmenteve të pa projektuar (skajet lidhëse), përmirësimin e projekteve të segmenteve ku punimet janë ende të papërfunduar me synimin e përmirësimit të tyre nga standardit C3 të standardit të vitit 2001 në atë C2 sipas standardit të vitit 2015 si dhe mirëmbajtjen e segmenteve të ndërtuara. Në projekt ide, të nxitur nga rëndësia që ka segmenti Zall Bastar-Dalja e Urës së Vashës, që është sa 1/3 e të tërë Rrugës së Arbrit është projektuar edhe lidhja e Rrugës së Arbrit me Klosin. Në projekt ide është marrë në konsideratë distanca kohore më e shkurtër, siguria e kërkuar në tunele, pasi parashikon edhe një tub emergjence, krahas atij kryesor dhe aksesi me i shpejtë i rrugës nga banorët e Matit përmes lidhjes me Klosin.

Gara

Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” në nëntor 2017 përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP duke shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumente, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u shkualifikua. Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomik shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore, por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara. Për këtë arsye, komisioni vendosi të shkualifikojë edhe operatorin “Alb-Star” sh.p.k.

Parimi i shprehur nga qeveria për zgjedhjen e kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve është “angazhimi i kapitalit privat në ekonomi”. Por, kompanitë që kanë fituar kontratat koncesionare aktualisht kanë vënë në dispozicion të projekteve kapitale minimale, ndërkohë që qeveria ka premtuar se do të japë “garanci sovrane” për kompanitë që këto të fundit të mund të marrin kredi në banka. Kompania “Gjoka”, e cila po ndërton rrugën e Arbrit me kosto 254 milionë euro, ka një kapital të paguar prej vetëm 80 milionë lekësh (rreth 625 mijë euro). Por më shqetësuese janë klauzolat e kontratave të tjera si ajo e rrugëve Milot – Balldre dhe Orikum – Dukat, në të cilat qeveria merr përsipër të japë garanci për kreditë bankare të kompanive private. Pa kapital privat dhe duke rrezikuar vetëm paratë e taksapaguesve, parimi i angazhimit të kapitalit privat në ekonomi duket se nuk qëndron.

Pas ndërtimit, rruga do të jetë me pagesë

Pasi qeveria vendosi t’ia japë kompanisë “Gjoka”, kjo e fundit u zotua që rrugën ta ndërtojë për 46 muaj, por edhe të vendosë një tarifë për kalimin e  mjeteve. Kompania do të përdorë fonde nga buxheti i shtetit, të cilat do të jenë rreth 60 milionë euro për 4 vitet e para, ndërsa ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50 për qind. Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3690 makina/ditë. “Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10-­vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë shteti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit. Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat nga e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania. “Nëse do t’i referoheshim mënyrës se si janë shpërndarë risqet sipas këtij propozimi rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të riskut, duke e bërë këtë projekt të partneritetit publik-­privat të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve dhe së bashku me to koston e tyre. Gjithashtu, kompania merr përsipër riskun e mosrealizimit të 50 për qind të të ardhurave të pritshme nga pagesat e përdoruesve të rrugës”, shpjegohet në relacion.  Kontrata e parë PPP e paketës 1 Miliard,  u firmos në 5 shkurt 2018, nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka. “Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë”, u shpreh atë ditë ministri i MIE, Damian Gjiknuri.

Rrugët dhe urat që do ndërtohen

Sipas dokumentacionit të tenderit, periudha e koncesionit parashikohet të jetë 13 vjet, duke filluar nga nënshkrimi i kontratës.

Segmenti 1. Fillon në dalje të Tiranës, aty ku mbaron rruga ekzistuese, dhe përfundon tek Ura e Brarit, aty ku kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës. Gjatësia e tij është 1.153 km. Rruga ndjek një gjurmë të re, të ndryshme nga rruga ekzistuese që të çon tek Ura e Brarit. Ky segment përfundon para hyrjes tek Ura e Brarit.

Segmenti 2: Ura e Brarit – Zall Bastar, me gjatësi 5.46 km. Në këtë segment janë realizuar pjesërisht punimet me fonde të buxhetit të shtetit dhe aktualisht këto punime janë në shtresë çaklli, si dhe janë përfunduar veprat e artit, mbrojtja e skarpateve dhe konstruksioni i një tuneli të shkurtër.

Segmenti 3: Zall Bastar – Dalja e Urës së Vashës, sipas Projekt-Idesë është me gjatësi  23.188 km. Ky është segmenti kryesor i Rrugës së Arbërit, sepse është më i gjati, rreth 1/3 e rrugës, përshkon terrenin më të vështirë nga pikëpamja topografike, hidrologjike, dhe gjeologjike si dhe është tërësisht i paprekur nga ana ndërtimore. Në projekt ide gjatësia e këtij segmenti është 23.188 km.

Segmenti 4: Dalja e Urës së Vashës – Bulqizë, me gjatësi 9.715 km. Në këtë segment janë realizuar pjesërisht punimet me fonde të buxhetit të shtetit. Në një gjatësi prej 2.7745 km është hapur vetëm traseja e rrugës (pa nënshtresat) dhe janë ndërtuar veprat e artit, si tombino e mure mbajtës. Rruga ka një gjerësi 11 m me gjerësi asfalti 9 m.

Segmenti 5: Bulqizë-Ura e Çerenecit, me gjatësi 20.12 km.

Në këtë segment rrugor punimet kanë përfunduar në vitin 2009 dhe 2011. Gjerësia e rrugës është 11 m dhe asfalti 9 m. Duke qenë se ky segment rrugor është realizuar vitet e fundit nga D.P.Rr, sot A.RR.Sh, punimet ndërtimore për këtë segment kanë përfunduar dhe konsiderohet se është i hapur për trafikun. Ky segment është prezantuar por nuk është pjese e Projekt Idesë.

Segmeni 6: Ura e Çerenecit – Bllatë, me gjatësi  9.111 km.

Për këtë segment rrugor nuk ka projekt ekzistues. Ky segment rrugor fillon në afërsi të Urës së Çerenecit dhe përfundon në Bllatë, në afërsi të pikës doganore me Maqedoninë. Gjerësia e rruges do të jetë si në shumicën e segmenteve të tjera, 11 m gjerësi dhe asfalti 9.5m. Në këtë segment do të ndërtohen 2 ura, një në afërsi të Urës së Çerenecit mbi Lumin Zall i Bulqizës me një gjatësi prej 212m dhe ura tjetër mbi Lumin Drin i Zi me një gjatësi prej 292 m

Segmenti D (7): Bllatë – Maqellarë

Për të plotësuar nevojat e trafikut të ardhshëm, rruga ekzistuese Maqellarë-Pika kufitare Bllatë duhet të rikonstruktohet në standardin e një rruge urbane për shpërndarjen e të tërë trafikut të Rrugës së Arbrit në drejtim të Peshkopisë (Maqellarë) dhe Maqedonisë (Pika kufitare Bllatë). Ky segment lidh fshatin Bllatë me pikën doganore me gjë gjatësi prej 0.557 km, si dhe me Maqellarën me një gjatësi rreth 2.438 km.

Segmenti K (8) është degëzimi Dalje Ura e Vashës – Klos.

Ky segment rrugor ka një gjatësi rreth 3.092 km dhe lidh Rrugën e Arbrit me rrugën Burrel – Klos, në dalje të Urës së Vashës. Ndërtimi i këtij degëzimi është i rëndësishëm pasi do të lidhë Burrelin me Tiranën në distancë më të shkurtër nga aksi ekzistues që është sot Burrel – Milot-Tiranë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending