Connect with us

Featured

Rriten kostot e ndërtimit

Published

on

Kosto e ndërtimit kanë shënuar një rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit. Sipas INSTAT,  Indeksi i kushtimit në ndërtim në Shqipëri në tremujorin e tretë 2018 arriti 103,6, duke shënuar rritje me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2,5 %, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” dhe “Shpenzime për paga” përkatësisht me 2,1 % dhe 0,9 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,6 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.

Në tremujorin e tretë 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, rritje kanë shënuar grupet: “Shpenzime materiale” me 0,5 %, “Shpenzime page” me 0,2 %, “Shpenzime transporti” me 0,1 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %.

Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,4 %.

Kostot e rritura, një nga faktorët që po ndikojnë në shtrenjtimin e apartamenteve.

Më herët, ndërtuesit kishin paralajmëruar për Monitor se ata do të shtrenjtojnë çmimet me të cilat shesin apartamentet.

Sokol Kika, administrator i firmës së ndërtimit KIka, që po ndërton në fillim të Komunës së Parisit tha se në kompleksin e ri mendon që të aplikojë çmime më të shtrenjta, ku çmimi për m2 do të jetë rreth 1200 euro. Në dy komplekset e para çmimi për njësi për apartamentet e banimit ishte 900-950 euro për metër në katror.

Gener2 ka filluar ndërtimin e Lakeview Rezidences, një kompleks banimi që do të shtrihet në kryqëzimin e Rrugës së Kosovarëve dhe rrugës Sami Frashëri dhe që do të përmbaje 5 godina, me 600 njësi banimi me një sipërfaqe totale prej 129 mijë metra2. Çmimi për metër katror në këtë kompleks shkojnë deri në 2200 euro për metër katror.

Në Rrugën e Kosovarëve, çmimi mesatar në godinat e reja që janë në ndërtim është 1700-1800 euro për metër në katror.

Tendenca në rritje e çmimeve është vënë re edhe në zonat më periferike.  Kompania e ndërtimit Kontakt po ndërton aktualisht pranë zonës së Ali Demit në Tiranë, ku kanë planifikuar 33 godina banimi. Përfaqësues të shitjes në kompaninë Kontakt deklaruan për Monitor se tendenca e çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë është në rritje.

Aktualisht Kontakt po aplikon një çmim shitje prej 700 euro/m2 duke qenë se janë ende në fazën e hedhjes së themelit, por shumë shpejt do të dalin me një çmim prej 800-900 euro për metër në katror.

Ndërtuesit japin si arsye kryesore për rritjen e çmimeve taksat e larta, të cilat pjesa më e madhe e tyre i kanë transferuar te çmimi final për apartamentet, ku pas taksës së ndikimit në infrastrukturë, pritet që nga 1 janari, ndërtuesit të paguajnë edhe një taksë në natyrë për strehimin social, për krijimin e fondit me 3% të sipërfaqes totale të ndërtimin.

Përveç taksës së infrastrukturës dhe taksës së aplikueshme pas 1 janarit për krijimin e fondit për strehimin social, ndërtuesit shprehen të shqetësuar edhe për tarifën mbi mbetjet inerte. Sokol Kika thotë se kostot për një metër kub dhe janë 2000 lekë, çka ka ndikuar në shtimin e kostove.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending