Aktuale
Rrëzohen vinçët në Miami, nuk i përballojnë erërat e forta të uraganit Irma(video)
Të dielën pasdite, kur uragani Irma lëshoi erërat shkatërruese në të gjithë Floridën e Jugut, imazhet e tmerrshme të rrëzimit të vinçave po shkaktonin panik në mediat sociale.
Në dy vendndodhje në Miami, shiritat e vinçave – pjesët e gjata horizontale që mbanin ngarkesa dhe ekuilibronin strukturat – ishin shembur, duke dëmtuar kullat e papërfunduara pranë tyre dhe duke shpërndarë mbeturina në rrugët e zbrazëta të qytetit. Një incident i ngjashëm është raportuar më vonë në një tjetër vend ndërtimi në Fort Lauderdale.
Ndërsa zhvilluesit dhe kontraktorët përgjegjës për vinçë, këmbëngulën se kishin inspektuar dhe siguruar strukturat përpara ardhjes së uraganit Irma, se përse struktura e tyre dështoi mbetet e paqartë. Kompanitë, së bashku me zyrtarët e qytetit, po hetojnë çështjen.
Ajo që është e ditur, megjithatë, është se vinçat u shembën nga erëra më të dobëta se ato që duhet të kishin qenë në gjendje të duronin. Zyrtarët e qytetit thanë se dy vinça me vendndodhje në Miami janë të dizajnuara për t’i bërë ballë erës deri në 145 kilometra në orë ,kur Irma goditi në perëndim, qyteti u përball me erëra deri në 100 kilometra në orë.
Askush nuk u lëndua në incidente, të cilat ndodhën mbi rrugët e braktisura. Megjithatë, dështimet e vinçëve rihapën një debat rreth asaj nëse do të merren masa më të rrepta nga Kryebashkiaku i Miami-t Tomás Regalado.
Ndonëse Miami zbaton kodet dhe rregulloret për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, vinçët rregullohen nga qeveria federale, veçanërisht Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Rreziku që vinçët të rrëzohen nga erërat forta të Irmës ishte i njohur për zyrtarët e Miamit disa ditë para goditjes së stuhisë. Qyteti i kishte këshilluar njerëzit të mos qëndronin brenda ndërtesave pranë vinçëve të tillë.
Ndiqni këtë link për të parë videon: https://www.washingtonpost.com/news/post-nation/wp/2017/09/12/floridas-construction-cranes-were-designed-to-withstand-irma-some-did-not/?utm_term=.8f269a404d88