Aktuale
Rrëzimi i shtëpive nga tërmeti në Meksikë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës. Tërmeti shkaktoi së paku 6 viktima, mes tyre 2 fëmijë. Epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, 35 km në thellësi.
Një paralajmërim për tsunami u lëshua menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin, ndërsa për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë ende një alarm i tillë.
Lëkundja e tokës u ndje fuqishëm deri në Mexiko City, ku ndërtesat janë shkundur e njerëzit kanë vrapuar nëpër rrugë, të përfshirë nga paniku.
Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995.
I pari e pati epiqendrën në afërsi të Mexico City dhe shkaktoi mijëra të vdekur. Bregu lindor i Meksikës sakaq po kërcënohet nga afrimi i uraganit Katia.
Stuhia e kategorisë së parë është rreth 300 km në juglindje të Tampico. Erërat e saj, sipas qendrës kombëtare të uraganëve, mbërrijnë shpejtësinë 140km/h.
Presidenti meksikan, Enrike Penja Nieto, deklaroi se ky ishte tërmeti më i fuqishëm në këtë vend në 100 vjetët e fundit.
Instituti gjeologjik topografik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte i fuqisë 8.1 shkallë të Rihterit, por presidenti meksikan pohon se ai ishte 8,2.
Kliko mbi tituj për të lexuar artikujt
Kosova e rrezikuar edhe nga tërmetet e rajonit, vala sizmike ecën me 8 km/s
Territori i Kosovës nuk është i njëjtë, e ndërtimtarët marrin faktorin e dheut të njëjtë gjithkund
Ndërtimet në terrene me pjerrtësi si Veterniku paraqesin rrezik nga tërmetet