Connect with us

Aktuale

Rreziku i largimit të Kosovës nga CEFTA

Published

on

Ishte bërë bujë e madhe, kur Kosova ishte anëtarësuar në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore-CEFTA. E me po kaq bujë po përcillet edhe shqyrtimi për tërheqje nga kjo marrëveshje.

Madje edhe vet nënshkruesi i saj, ish ministri i tregtisë, Bujar Dugolli pranon se gjërat kanë ndryshuar që nga viti 2007, pasi që tani Kosova është shtet dhe sipas tij duhet të përfaqësohet si shtet e jo me preambulën e UNMIK-ut.

Për këtë arsye Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë ditë më parë se Kosova po e shqyrton mundësinë e tërheqjes nga CEFTA.

“Fatkeqësisht po them se kjo marrëveshje është bërë në fund të vitit 2006, edhe njihet me preambulën UNMIK, ndoshta është institucioni i vetëm që nuk njihet si Kosovë apo Republika e Kosovës…Kemi kërku edhe nga zyra e BE-së, që të bëhet presion ndaj UNMIK-ut që të heq dorë nga preambula dhe të njihemi si Republika e Kosovës. Natyrisht është edhe një mundësi tjetër që të gjitha shtetet anëtare ta pranojnë Kosovën që të trajtohet e barabartë, përndryshe ndoshta do ta shqyrtojmë mundësinë e tërheqjes nga CEFTA, nëse nuk marrin për bazë kërkesën tonë”, kishte thënë Hasani.

Megjithatë, njohësve të ekonomisë nuk po u duket veprim i mençur, nëse Kosova heqë dorë nga kjo marrëveshje, pavarësisht të mirave të pakta që u ka sjellë prodhuesve vendës.

Sipas tyre, tërheqja e Kosovës nga CEFTA rrezikon seriozisht zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Dugolli: Serbia është pengesë juridike

Edhe vet nënshkruesi i kësaj marrëveshje, në atë kohë ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli ka thënë për Gazetën Fjala se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, rrethanat politike kanë ndryshuar e Kosova duhet të njihet si shtet pa preambulën UNMIK

Por, për këtë, sipas tij, duhet të ketë vullnet gjithëpërfshirës edhe nga ana e Bashkimit Evropian.

Sa i përket CEFTA-s, Dugolli thotë se shteti i Serbisë mund të paraqesë pengesë juridike për të zgjidhur këtë çështje.

“Duke e ditur se qasja e Serbisë në drejtim të Kosovës është e pandryshuar si në të kaluarën edhe tani, unë mendoj se mund të jetë një pengesë juridike për ta zgjidhur këtë çështje”.

Sipas tij, Republika e Kosovës është trashëguese e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Sido që të jetë realiteti i ri në Kosovë, pavarësia e Kosovës nënkupton që të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare mund të përmirësohen ose saktësohen që tani e tutje, që shteti i Kosovës apo Republika e Kosovës është e trashëguese e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Dugolli.

Thaqi: Prej tërheqjes nga CEFTA, përfitojnë produktet vendore

Por, njohës të ekonomisë theksojnë se tërheqja nga CEFTA mund të ketë shumë pasoja.

Berat Thaqi, nga Instituti GAP ka thënë për Gazetën Fjala se në rast se merret një vendim i tillë shtohet rreziku që shtetet anëtarë të kësaj marrëveshje të vendosin tarifa doganore apo kuota në eksportet e Kosovës, si dhe të rriten çmimet e inputeve.

“Në rast se Kosova largohet nga marrëveshja e CEFTA-s atëherë rreziku është se shtetet anëtarë të kësaj marrëveshje do të vendosin tarifa doganore apo kuota në eksportat e Kosovës. Kjo do t’i bëj eksportet e Kosovës më pak garuese në këto tregje. Në rast se Kosova përgjigjet me masa reciproke duke aplikuar tarifa prej 10% në importet e këtyre shteteve atëherë do të rriten çmimet e konsumit”, ka thënë ai.

E sipas tij, prej tërheqjes nga CEFTA do të përfitojnë produktet vendore, duke u bërë më atraktive me çmime në treg.

“Një përfitim potencial nga kjo situatë mund ta kenë produktet vendore, duke u bërë më atraktive me çmime në treg. Mirëpo, në rast se Kosova merr një vendim të tillë duhet të bëhet një analizë e thellë ekonomike lidhur me pasojat eventuale, sepse dalja nga marrëveshja mund t’i rrisë edhe çmimet e inputeve të prodhimit”, ka thënë Thaqi për Gazetën Fjala.

Në rast se Kosova del nga kjo marrëveshje, Thaqi si alternativë e sheh nënshkrimi e marrëveshjeve për tregti me shtete të caktuara brenda kësaj marrëveshje.

Qorraj: Kosova duhet të jetë pjesë e CEFTA-s

Ndërkohë njohësi i çështjeve ekonomike, njëherit profesor në Fakultetin Ekonomik, Gazmend Qorraj ka thënë për Gazetën Fjala se Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj marrëveshje, pasi që në të kundërtën është e pamundur të zbatohet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit.

“Kosova duhet të jetë pjesë e marrëveshjes pasi që ne si institucione jemi pro integrimit Evropian, dhe është e pamundur të zbatojmë MSA-n dhe proceset tjera integruese nëse nuk jemi edhe pjesë e integrimit rajonal, edhe pse përfitimet ekonomike janë minimale për shkak te aftësive konkurruese te limituara”, ka thënë Qorraj.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka përfituar shumë nga kjo marrëveshje në aspektin tregtar, por ka ndihmuar në reformimin e shumë fushave.

“Kosova nuk ka përfituar shumë në aspektin tregtar respektivisht në rritjen e eksporteve, por duke qenë pjesë e MARRËVESHJES, Institucionet e Kosovës aplikojnë në mënyrë permanente reforma në fushën e tregtisë, rregullave të origjinës, masave fito sanitare dhe aspekte tjera të rëndësishme”, ka shtuar Qorraj për Gazetën Fjala.

Qorraj vlerëson se Institucionet e Kosovës duhet bërë presion politik dhe institucional te autoritetet e CEFTA-s, për trajtim të barabartë.

Bizneset kërkojnë të rinegociohet CEFTA

Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje, sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nuk ka treguar ndonjë sukses për prodhuesit vendorë.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit, Ismet Mulaj, ka thënë se përveç aspektit politik e juridik edhe në atë ekonomik, marrëveshja e CEFTA-s është e pafavorshme për prodhuesit vendorë.

“Arsyet juridike duhet të shërbejnë për arsye ekonomike. Nisja e procedurave për dalje nga CEFTA ose rinegociim të pjesëmarrjes së Kosovës në CEFTA, është një proces 7 mujor dhe gjatë kësaj periudhe mund t’i krijohet një hapësirë biznesit prodhues. Të shohim mund të ketë marrëveshje bilaterale me secilin shtet, me ato shtete që ka përparësi sidomos me Shqipërinë apo me ndonjë vend që ka interes dhe produktet e saj janë më konkurruese mund të krijojë marrëveshje bilaterale, ndërsa me shtetet të cilat ka konkurrencë më të fuqishme që vijnë nga këto shtete mund të ketë vonesa deri te 7 mujori kur mund të finalizohet procesi juridik që Kosova merr pjesë si UNMIK”, ka deklaruar Mulaj për media./Gazeta Fjala/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending