Aktuale
Rreth 300 mijë euro për Parkun e Matiqanit

Lagjes Matiqan në kryeqytet, tash e tutje do t’i shtohet edhe parku. Madje, ky park po vlerësohet të jetë si i dyti më i madhi në kryqyetet, për ndërtimin e së cilit tashmë edhe është publikuar tenderi. Po pritet vetëm që të zgjedhet kompania që do ta bëjë ndërtimin e tij, shkruan Ndërtimi.info
Së paku kështu ka deklaruar vet Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Parku ne Matiqan, sot eshte publikuar per tenderim. Ofertat hapen me 20 korrik. Sivjet parku i dyte i madh qe do te filloje ndertimin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10157569296732166/
Por, ndërtimi i këtij parku pritet ti kushtojë komunës qindra mijëra euro. Gjithsej 227 mijë e 794 euro është shuma e parave që po planfikon të shpenzojë Komuna e Shpend Ahmetit për këtë park. E koha për të cilën pritet të përfundojë ky projekt, është jo më larg se 80 ditë nga dhënia e kontratës.
Kështu ka bërë të ditur vet Komuna përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Më saktësisht kompania fituese e këtij tenderi e ka obligim që të bëjë punët përgaditore, punimet e dheut dhe mbushjet, punimet e betonit, armimit, punët e stazave, pjerrinave dhe dyshemesë prej gome, lodrat, ulëset, shportat dhe pemët, kanalizimin atmoferik, si dhe punët elektrike.
E secila kompani që ia mësyn që të ofertojë për këtë tender do të duhet të plotësojë një varg kriteresh rreth përshtatshmërisë, përshtatmërisë profesionale, kapacitet ekonomik e financiar dhe kapacitetin teknik dhe profesional.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 20 korriku i 2018-ës, ndërsa po këtë ditë mbahet edhe takimi për hapjen e tenderëve. /Ndërtimi.info
