Featured
Rreth 10 mijë euro planifikohet të blihen perde e karrige për konvikt
Në fillim të këtij muaji zyrtarisht ka filluar viti i ri akademik në universitete publike të Kosovës. E, për shkak të studimeve shumë studentë nga vendet e ndryshme të Kosovës banojnë në Prishtinë, e disa prej tyre në konviktet e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qendra e Studentëve (QS) aktualisht numëron shtatë konvikte funksionale dhe një të tetë që është në përfundim e sipër për funksionalizim të plotë.
Për konviktin numër 8, QS ka hapur tender për furnizim dhe montim i perdeve veneciane ne dritaret e konviktit dhe 40 karrigeve lëvizëse, shkruan Ndërtimi.info.
E, për këtë tenderë QS ka parashikuar 9 mijë e 500 euro.
Sipas njoftimit për kontratë, afati i fundit që kompanitë mund të ofertojnë është 7 nëntori në ora 14:00, ndërsa po në këtë ditë ora 14:30 do të mbahet takimi për hapjen e tenderëve, në objektin e Qendrës së Studentëve.
Ndërtimi.info ka informuar për ecurinë e punimeve në Konviktin numër 8, në Qendrën e Studentëve.