Featured
Rreth 1 milion euro për ndërtimin e qendrës së Istogut
Komuna e Istogut ka vendosur që të ndërtojë qendrën e qytetit. Për këtë ka filluar procedurat e prokurimit, duke bërë njoftim për kontratën “Ndërtimi i qendrës së qytetit, rruga ‘Ibrahim Rugova’, ‘Fadil Ferati’ dhe ‘UÇK’”.
Gjithë ky projekt parashihet që Komunës së Istogut do t’i kushtojë rreth 1 milion euro (970.000,00 euro).
Ky projekt do të përfshijë ndërtimin e rrugëve, kanalizim fekal dhe atë atmosferik, ndërtimin e ujësjellësit dhe ndriçimin publik.
Komuna ka planifikuar që projekti të fillojë më 29 nëntor 2019 dhe të përfundojë pas tre vjetësh, saktësisht më 15 dhjetor 2021.
Të gjithë operatorët ekonomik të interesuar për këtë projekt, ofertat e tyre mund t’i dorëzojnë deri më 5 nëntor, ora 14:00, në Komunën e Istogut, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.




