Featured
Rreth 1 milion euro do të kushtojë renovimi i “Qafës”
Muaj më parë u bë i ditur projekti për ndërtimin e parkut në lagjen “Qafa” në kryeqytet, ndërsa tashmë ka përfunduar procesi i prokurimit për këtë projekt, pas pesë mujsh që nga fillimi i tij.
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për këtë projekt, që kap vlerën rreth 1 milion euro (883.738,42 euro), raporton Ndërtimi.info.
Implementimin e projektit për ndërtimin e parqeve rekreaktivo-sportive – renonivmin e kompleksit “Qafa” do ta bëjë grupi i operatorëve ekonomikë “Rexha” Sh.P.K,”Eko Group” Sh.P.K dhe “Project Plus” Sh.P.K.
Për projektin, për të cilin Komuna e Prishtinës kishte parashikuar 1 milion e 139 euro, ishte pranuar vetëm një tender, ndërsa ishin 84 kërkesa për tërheqjen e dosjes së tenderit.
Projektin për renovimin e kësaj lagje të kryeqytetit e ka bërë Yllkë Kosumi, i cili ishte prezantuar në muajin prill nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.