Connect with us

Aktuale

Rrënojat e një stacioni treni në Berlin mund të kthehen në muze për përvojat e tmerrit të hebrenjve

Published

on

Një stacion treni që dikur u përdor për të deportuar popullsinë hebraike të Berlinit gjatë Luftës së Dytë Botërore, tani mund të kthehet në një muze që hedh dritë pikërisht mbi eksperiencën e hebrenjve që u detyruan të largoheshin nga Gjermania.

Rrënojat e stacionit të trenit Anhalter fshehin një të kaluar të pakëndshme për popullsinë hebraike në Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore.

Stacioni Anhalter, i ndërtuar në vitet 1830, dikur ishte një prej stacioneve më të mëdha hekurudhore që lidhte qytetet gjermane me kryeqytetet evropiane. Për vizitorët e atëhershëm, njohja e parë me kryeqytetin gjerman ishte pikërisht holli i madh i pritjes së udhëtarëve. Por Lufta e Dytë Botërore e ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme këtë stacion treni.

Duke filluar nga viti 1941, stacioni u bë pika kryesore nga ku deportohej popullsia hebraike, shumë prej të cilëve drejt vdekjes së sigurt, nëpër kampet e përqendrimit. Stacioni u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa e vetmja gjë që ka mbetur, është fasada e ndërtesës. Por, tani ka një projekt, që mbi rrënojat e stacionit të vjetër të ndërtohet një muze me temën e të mërguarve politikë dhe refugjatëve.

Ideatorët e muzeut po i mbështet fuqishëm një figurë e fuqishme. Ajo është Herta Mueller, fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2009.

“Dëbimi i hebrenjve ishte një censurë e pabesueshme, e organizuar nga nazistët në Berlin. Këtë muze ja kemi borxh historisë, me të duam të qartësojmë se çdo të thotë dëbim i organizuar”.

Fondacioni “Muzeu i të Dëbuarve” është duke zhvilluar bisedime me qeverinë lokale në Berlin, me synimin për të filluar së shpejti ndërtimin e muzeut, që mendohet t’i hapë dyert për publikun në vitin 2025.

Berlini kishte një popullsi të madhe hebrenjsh, para se nazistët të merrnin kontrollin dhe ardhjes në postin e kancelarit të Adolf Hitlerit, në vitin 1933. Stacioni Anhalter ishte një nga tre pikat që u përdorën për transportimin e rreth 55 mijë hebrenjve berlinas gjatë katër viteve të fundit të luftës.

Disa hebrenj që mbijetuan kishin mundur të arratiseshin dhe jetonin në vende të tjera. Përveç hebrenjve, të njëjtin fat patën edhe mijëra kundërshtarë politikë, homoseksualë dhe pakica të tjera si romët.

Mueller ka lindur në Rumani, pjesë e një pakice gjermanishtfolëse në atë vend. Ajo u arratis nga diktatura komuniste rumune në vitin 1987 dhe u vendos në Berlinin Perëndimor. Ajo thotë se të qenit refugjate ka bërë që çështja e mërgimtarëve politikë të jetë gjithmonë një plagë në zemrën e saj.

“Gjithmonë më ka prekur kjo gjë sepse familja ime vjen nga pakica gjermane e Rumanisë, që ishte një shtet fashist nën udhëheqësin Antonescu dhe pastaj Hitlerin. Çështja e të dëbuarve ka qënë gjimonë e rëndësishme për mua”.

Ndërtimin e Muzeut e mbështet edhe koleksionisti i njohur i artit, Bernd Schultz. Ai i ka dhuruar fondacionit të muzeut një koleksion të pasur punimesh arti, përfshirë disa nga Picasso, Rembrandt dhe Menzel, që kapin vlerën e 5 milion eurove. Këto vepra do të shiten me ankand, për të grumbulluar fonde për ndërtimin e muzeut.

“Ky vendim i imi është çështje përparësish. Nga njëra anë ndjej keqardhje për koleksionin, që e kam grumbulluar në 50 vjet të jetës sime. Por nga ana tjetër, mendoj se është ai do të shërbejë për të kuptuar dhe analizuar historisë tonë në një qytet si Berlini”.

Berlini ka disa përkujtimore për viktimat e Holokaustit. Memoriali i Hebrenjve të Vrarë të Evropës në qendër të kryeqytetit, bie në sy menjëherë. Në Berlin ka edhe një muze të hebrenjve, që i dedikohet terrorit të regjimit nazist. Por qytetit i mungon një muze kushtuar banorëve të Berlinit që u detyruan të largohen nga qyteti dhe përfunduan si imigrantë në vende të tjera të botës.

Për shkrimtaren Herta Mueller muzeu është një çështje mjaft personale. Babai i saj ishte pjesë e krahut të armatosur të partisë naziste, përgjegjëse për shumë nga tmerret para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Dua apo s’dua, unë kam lindur në një familje kriminelësh. Kur lexoj libra që lidhen me nazizmin dhe kampet e përqendrimit, e kam ndjerë gjithmonë veten si pjesëmarrëse. Nuk ndjehem fajtore, sepse nuk kam bërë gjë, por ajo është pjesë e biografisë sime. Kjo është një përgjegjësi që nuk mund ta injoroj.”

Grupi me financime private shpreson që të hedhë themelet e muzeut në dy tre vitet e ardhshme. Ata thonë se muzeu nuk do të jetë vetëm për banorët që u detyruan ta braktisin Berlinin, por edhe për refugjatët e kohëve moderne. Në vitin 2017, për shembull, sirianët u bënë pakica e katërt më e madhe e qytetit.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending