Featured
Rrënohet shtëpia e heroit kombëtar nga “shteti”, banorët protestojnë
Shteti nuk kujtohet për gurat kombëtare dhe trashëgiminë që ata lënë pas, por edhe atëherë kur janë qytetarët që angazhohen për nderimin e këtyre gurave, shteti shfaqet për të prishur punë.
Raportohet se Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Malësi e Madhe ka shembur shtëpinë e heroit kombëtar Prek Cali në Vermosh të Malesisë së Madhe. Sipas IKMT, ky vendim është marrë pasi shtëpia e rindërtuar me paratë e diasporës shqiptare në SHBA, nuk ka leje ndërtimi.
Për këtë vendim, banorët e Vermoshit janë ngritur në protestë.
Prek Cali ka lindur më 1872 dhe ishte “bajraktar” I Bermoshit, pjesë e fisit Kelmendi në Shqipërinë e veriut.
Ai ka luftuar stoikisht në Luftërat Ballkanike dhe në dy beteja kundër otomanëve. Ai kishte qenë edhe besnik i Mbretit Zog. Më pas Cali kishte qenë udhëheqës i milicisë së Luftës së Dytë Botërore, duke bashkëpunuar me fashistët kundër komunistëve. Por, pasi këta të fundit erdhën në pushtet pas fitores në luftën Nacional Çlirimtare, e vranë më 1945.