Connect with us

Aktuale

Rrënohet edhe një ndërtesë e trashëgimisë në Prizren

Published

on

Ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX, e ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit në rrugën “Adem Jashari” (nr. i ngastrës 804-0) në Prizren, është rrënuar në tërësi.

Kjo ndërtesë është rrënuar me leje të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), edhe pse për rastin në fjalë Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, si institucion kompetent i trashëgimisë, nuk ka dhënë pëlqim për një veprim të tillë.

Me datë 22 shkurt 2018, DUPH (Komuna e Prizrenit), pas aplikimit të investitorit të ndërtesës në rrugën “Adem Jashari” (nr. i ngastrës 804-0), i drejtohet QRTK-së në Prizren me kërkesë për dhënie të pëlqimit për ndërtimin e objektit të banimit me lokal afarist. Në bazë të informatave zyrtare të marra nga QRTK në Prizren, ky autoritet në fillim të këtij viti kishte refuzuar kërkesën e investitorit për ndërtim të objektit të ri në këtë parcelë.
Sipas përgjigjes së QRTK-së, kjo ndërtesë ka qenë pjesë e Zonës së Dytë Mbrojtëse të qytetit sipas Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Prizrenit. “Fasada ballore e ndërtesës në fjalë ka qenë e punuar me elemente dekorative lineare, karakteristikë e fillimit të shekullit XX dhe pranë saj në varg gjenden edhe katër ndërtesa tjera të cilat datojnë nga kjo periudhë, të cilat ruajnë karakterin historik të çarshisë tradicionale të zhvilluar në vijë kontinuale, ku posedojnë vlera historike. Komisioni ka vlerësuar që në këtë potez nuk duhet të prishet ansambli arkitektonik, rrjedhimisht që gabariti dhe fasada ballore nuk duhet të rrënohet andaj ka vendosur që të refuzohet kërkesa e palës për ndërtim të ri në këtë parcelë”, thuhet në përgjigjen e QRTK-së.
Në anën tjetër, në bazë të përgjigjes zyrtare të datës 2 korrik 2018 të marrë nga DUPH (Komuna e Prizrenit), konfirmohet se kjo drejtori “më 29 maj 2018 ka lëshuar aktvendim me të cilin është lejuar rrënimi i objektit ngase objekti ka qenë jashtë zonës së Qendrës Historike të Prizrenit dhe konsideron se nuk nevojitet rekomandimi nga QRTK-ja, përveç rasteve kur objekti gjendet në Listën e objekteve të mbrojtura.”
EC Ma Ndryshe, vendimin e DUPH-së për rrënimin e ndërtesës në fjalë e konsideron si vendim jo të drejtë dhe kontradiktor. Kjo drejtori fillimisht ka kërkuar pëlqim nga QRTK Prizren për lëndën në fjalë, i refuzohet kërkesa për rrënim dhe ndërtim të ri dhe më pas vet DUPH e konsideron se nuk ka nevojë për një rekomandim të QRTK-së. EC rikujton se Komuna e Prizrenit, gjegjësisht DUPH edhe pse ka filluar me procesin e hartimit të Hartës Zonale, ka ende në fuqi Planin Zhvillimor Urban 2003-13. Në bazë të analizave, të dhënave dhe konform parimeve ndërkombëtare për zonim të vlerave të trashëgimisë kulturore, ky Plan definon tri Zona nën Mbrojtje në kuadër të qytetit të Prizrenit: Zonën e Parë të Mbrojtjes (Qendrën Historike të Prizrenit), Zonën e Dytë të Mbrojtjes dhe Zonën e Kontaktit.
Ndërtesa për të cilën është dhënë leja për rrënim, gjendet në Zonën e Dytë të Mbrotjes. Sipas kapitullit 5 (Mbrojtja e trashëgimisë kulturore) të Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Prizrenit, gjegjësisht sipas nenit 5.11, të këtij kapitulli mes tjerash ceket se “Zona e Dytë e Mbrojtjes përfshinë pjesë të qytetit të vjetër me integritet më të vogël urbanistik dhe arkitektonik, por i cili mund të identifikohet si sistem i tërësishëm urban dhe që detyrimisht kërkon forma të koordinuara të veprimit.
Kjo zonë akoma reflekton me komplekse dhe objekte me vlera historike, arkitektonike e ambientale por të cilat janë transformuar ashtu që është vënë në rrezik karakteri historik, arkitektonik dhe ambiental i zonës…”. Në nenin 5.15, pika 2 ceket se leja për zhvillim (përfshirë ndryshimin e destinimit ose rizhvillimin) do të jepet me kusht që: të avancohet karakteri i gjithëmbarshëm, pamjet dhe shtrirja e komplekseve me fizionomi të veçantë, si dhe i ndërtesave dhe terrenit përreth tyre.
EC Ma Ndryshe vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren dhe kërkon nga Komuna e Prizrenit, gjegjësisht DUPH, të mos merr hapa të ngutshëm të dhënies së lejes së rrënimit të ndërtesave të trashëgimisë, sepse humbja e vlerave të trashëgimisë është një proces i pakthyeshëm.
Përderisa QRTK në Prizren konsideron që ndërtesa në fjalë posedon vlera të trashëgimisë kulturore, kërkojmë urgjentisht edhe nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të vazhdojë me procesin e inteventarizimit dhe ta plotësojë Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme për gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.
Të gjitha organet përgjegjëse shtetërore, pa përjashtim, duhet të veprojnë me seriozitet të plotë për zbatim të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre vlerave.
Kufijtë e zonave nën mbrojtje, lokacioni i ndërtesës së rrënuar dhe fotografitë nga terreni gjenden të bashkangjitura, thuhet në njoftimin e OJQ-së nga Prizren “Ec Ma Ndryshe”.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending