Aktuale
Rrënimi i objekteve pa leje në Gjilan po shtyhet “tenderqe”, drejtori s’përgjigjet

Edhe për një kohë nuk do të rrënohen objektet e ndërtuara pa leje ndërtimore në Komunën e Gjilanit. Meqë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) pati ankesa se për këtë tender komuna si Autoritet Kontraktues nuk respektoi nenet që parashihen me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP). Por, për pezullimin e këtij tenderi po hesht Drejtoria e Inspektoratit atje.
Drejtori i kësaj ta fundit Nevzad Rushiti nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Ndërtimi.info duke thënë se nuk ka kohë. Gjithë kjo erdhi pas ankesës së kompanisë Company “Murseli” Sh.P.K.
Për këtë tender eksperti i OShP-së ka kërkuar që të anulohet njoftimi për dhënien e kantatës dhe lënda të kthehet në ritenderim. Kjo pasi që kërkesat në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë respektivisht në korrigjimin e gabimeve në njoftimin publik për kontratë nuk janë identike, gjë e cila parashihet me paragrafin 4, neni 27-të të LPP-së që “Kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike”, raporton Ndërtimi.info
Ndërsa, në ankesën e kompanisë drejtuar OShP-së pretendohej se komuna të ketë bërë shkelje të nenit 7 që ka të bëjë me barazinë në trajtimi/jo-diskriminim, nenin 11 informatat afariste, neni 28 specifikimet teknike. As neni 59, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, neni 60, neni 69 dhe neni 7 i RROUP-së nuk janë respektuar, të paktën kështu po pretendon kompania ankuese.
E për numrin e objekteve që ishte paraparë të rrënohen nuk ka ndonjë shifër, kjo pasi që Drejtoria e Inspektoratit në Gjilan nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Ndërtimi.info që nga muaji i kaluar./Ndërtimi.info/
