Aktuale
Rregullohet ndriçimin publik në disa rrugë të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka nisur të bëjë ndriçimin publik në disa rrugë të qytetit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës Prizrenit Mytaher Haskuka.
Ndriçimi publik për banorët atje është bërë një brengë e madhe. Haskuka thotë se mungesa e ndriçimit në lagje të qytetit e fshatrave po i bënë hapësirat publike të pasigurta për qytetarët.
Më poshtë sjellim të plotë statusin e Haskukës ku tregon edhe për rrugët në të cilat do të bëhet ndriçimi publik:
“Ndriçimi publik është brengë e madhe e qytetarëve. Mungesa e ndriçimit në lagje të qytetit dhe të fshatrave, i bën hapësirat publike të pasigurta për qytetarët, për këtë shpesh qytetarët na drejtohen nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve.
Prandaj, Komuna, përveç renovimeve të ndryshme të sistemit të ndriçimit publik dhe ndërrimit të poçeve të dëmtuara, mirëmbajtjes dhe ndërrimit të regjimit të punës në disa udhëkryqe me semaforë, po i realizon edhe kërkesat e qytetarëve për renovim të ndriçimit publik. Prej punëve që janë bërë për ndriçim janë:
– në rrugën “Turgut Ozal” dhe “Kont Urani”- është instaluar ndriçimi publik i ri, inteligjent, me menaxhim nga distanca.
– në fshatin Atmaxhë e Re është instaluar ndriçim publik i ri.
– në fshatin Korishë është bartur sistemi i ndriçimit publik nga shtyllat e drurit në shtylla të betonit.
– janë aftësuar ndriçimet publike në parqe, në sheshet: “Mbretëresha Teutë” dhe “Namazgjah” si dhe në rrugën “De Rada”.
