Arkitekturë
Rregullat e arta si të kombinoni suksesshëm stile të ndryshme në kuzhinë
Tendenca e momentit në botën e arredimit quhet “mix and match” ose “ cross-over” e cila promovon miksimin e stileve të ndryshme.
Mix materialesh
Kuzhina është një ambient i përbërë nga shumë element dhe pikërisht për këtë arsye mund ta shfrytëzojmë pozitivisht duke eksperimentuar në mënyra të ndryshme. Nëse qeramika dhe druri janë një binom i pathyeshëm, e njëjta gjë mund të ndohë me çelikun dhe drurin.
Ky bashkim, me elektroshtëpiake çeliku në mobilje druri, krijon një efekt country perfekt dhe modern.
Mobilje shumëfunksionale
Në kuzhinë, sidomos në ambientet e hapura, janë shumë të kërkuar mobiljet polifunksionale. Po flasim për dollape dhe element të përfshirë në shumë modele. Të gjithë këto element lidhës janë të ndryshëm për shumë motive: shtojnë hapësirë, mund të trasformohen në ndarës natyralë ose në element të rëndësishëm bashkimi.
Kontrasti i jep rëndësi stilit
Në një ambient ku përdoren shpesh kontraste në materiale apo kolore, të zgjedhësh detajet e duhura mund të shërbejë për të nënvizuar stilin. Nëse drurin e bashkojmë me çelikun do të kemi një efekt shumë të veçantë i cili mund të koordinohet dhe me ndonjë abazhur apo llampë më të veçantë. Ky bashkim mund të realizohet dhe në një kuzhinë vite ’70 duke nëse përdorim tonalitetet e dollapeve dhe nëse e mbajmë dyshemenë minimal. Gjithsesi për të koordinuar çdo gjë më mirë mund të gjejmë dhe disa aksesorë vintage që të na ndihmojnë më shumë në një harmoni të përgjthshme. Sfida Imobiliare





