Aktuale
Rron Beqiri në artikullin e revistës prestigjioze “Architect Magazine”

Shtigjet e reja të cilat po i hap Intelegjenca Artificiale [IA], po e prekin edhe arkitekturën. Se si mund të ndikojë kjo aftësi kompjuterike në fushën e arkitekturës vazhdimisht po krijohen debate, duke vlerësuar nëse kjo gjë sjellë më shumë dobi apo dëme, veçanërisht për firmat e vogla të cilat “rrezikohen më së shumti”.
Kësaj çështjeje revista e njohur e arkitekturës “Architect Magazine”, ia ka dedikuar një artikull, duke bashkëbiseduar me shumë ekspertë e arkitektë profesionist. Në mesin e tyre është edhe arkitekti dhe planifikuesi hapësiror kosovarë, Rron Beqiri i cili, për këtë artikull ka folur më shumë rreth mundësive që ofrojnë printerët 3D.
“Arkitekti dhe planifikuesi hapësinor, nga Kosova, me ekspertizë në teknologji, Rron Beqiri, flet për mundësinë e printerëve 3D me madhësi industriale dhe të pavarur, të cilat pastaj mund të ndërtojnë struktura pa pasur nevojë që dikush t’i menaxhojë ato. Kjo teknologji aktualisht është duke u studiuar në ‘Mars Science City’ në Dubai dhe simulon ndërtimin në Planetin e Kuq”, thuhet në shkrimin e “Architect Magazine”.
Artikullin e plotë me temën “A do të ndikojë Intelegjenca Artificiale tek firmat e vogla?”, e gjeni të plotë më poshtë.
Nuk është çështja nëse profesioni i arkitekturës do t’i ndjejë ndikimet e intelegjencës artificiale, çështja është se kur do t’i ndjejë ato.
“Makina vetëlëvizëse mund të identifikojnë objektet teksa vozisin”, një njoftim i tillë ishte bërë i ditur nga kompania “Smartvid.io”, por, lind pyetja: “çka nëse këto aftësi do të mund të sjelleshin edhe në botën industriale? Një teknologji e zhvilluar nga masa, me bazë në Cambridge ofron softuer që analizojnë një sasi të madhe të të dhënave, në formën e fotografive dhe videove, nga vendi i ndërtimit, për të identifikuar më lehtë rreziqet e sigurisë, të cilat mund të mos jenë të dukshme për njerëzit. Këta softuer tregojnë kur humbasin elementet mbrojtëse, siç janë kapelet e punonjësve ose tregojnë se cilat lloje të shkallëve kosniderohen të rrezikshme. Ky avancim pretendon të ndihmuarit e përforcimit të kulturës së sigurisë.
Eksperti në ngritjen e intelegjencës artificiale në fushën e arkitekturës, njëherësh edhe themelues në platformën për projektime arkitekturore “Arbazar”, Imdat As thotë se rreziqet mund të mos jenë të dukshme menjëherë, por, kur shikohen të dhënat e përgjithshme, ato dalin në shesh. Siç vë ai në dukje, ky lloj i intelegjencës artificiale që përdoret nga “Smartvideo.io”, është një aplikacion i përhershëm i asaj që nga Intelegjenca Artificiale dhe më gjerë shihet si mjet kompjuterik që ofron zgjedhje alternative të dizajnit.
Shumë arkitektë janë të ngazëllyer pas kësaj mundësie, e firmat e mëdha mezi po presin të eksplorojnë me teknologjinë e fundit. Por, çfarë do të ndodhë me firmat e vogla?
Sipas raportit të vitit 2018, për studimin e pronës, rreth 75.8 përqind e firmave dalin të kenë 9 të punësuar. E si do ta përballojnë firmat e vogla ngritjen e intelegjencës artificiale, kur kanë buxhet aq të vogël?! Meqenëse firmat e vogla përballen me sfida të burimeve, pasi mjetet e intelegjencës artificiale të përhapen më shumë, ato ka gjasë të bëhen më pak të kushtueshme, në këtë rast ndoshta firmat e vogla do të jenë ato që do të përfitojnë më së shumti.
Nga automatizimi në inteligjencën artificiale
Tashmë arkitektët po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë për të automatizuar aspektet sasiore të arkitekturës, siç janë aplikacionet që i japin një projektuesi gati qasje të menjëhershme në rregullat e zonimit ose në kodet e ndërtimit në një zonë të caktuar. Por, sipas As, kjo nuk është intelegjencë artificiale. Ai shpjegon se mënyra se si mendojmë sot për intelegjencën artificiale ka filluar të zhvillohet prej vitit 2011, për shkak të kompjuterëve më të mirë dhe më të lirë të zhvilluar aso kohe, si dhe për shkak të të dhënave më të shumta. Nëntëdhjetë përqind e të gjitha të dhënave të qashme janë prodhuar në dy vitet e fundit.
Inteligjenca artificiale nuk automatizon thjesht një detyrë duke shërbyer si një zyrë qëndrore e të dhënave; përkundrazi, ajo analizon të dhënat dhe gjeneron ide apo zgjidhje të reja, të ngjashme me atë se si një mendje njerëzore do t’i afrohej një problemi.
Derisa shumica e aplikacioneve aktuale të intelegjencës artificiale përfshijnë përpunimin e tekstit, audios dhe imazheve, format e reja të intelegjencës artificiale do të mundësonin krijimin e vizatimeve, e në këtë formë do të ndihmonin shumë arkitektët.
Në të ardhmen, për shembull, arkitektët ka të ngjarë të jenë në gjendje të tregojnë në ndonjë program se ata duan një shtëpi për një familje me dy fëmijë dhe një qen, e që duhet të jetë sa më mirë e krijuar. Megjithëse sistemi teorikisht mund të gjenerojë miliona shembuj, do t’i ngushtojë ata shembuj në dhjetra që “mendohet” se janë më të mirë dhe projektuesi mund të zhvillojë më tej një ose më shumë prej tyre.
Sipas As, këto sisteme mund të zhvillohen më tej në produkte të konsumit që mund të automatizojnë dizajnin e përshtatur të shijes së drejtpërdrejtë të klientëve.
Arkitekti dhe planifikuesi hapësinor, nga Kosova, me ekspertizë në teknologji, Rron Beqiri, flet për mundësinë e printerëve 3D me madhësi industriale dhe të pavarur, të cilat pastaj mund të ndërtojnë struktura pa pasur nevojë që dikush t’i menaxhojë ato. Kjo teknologji aktualisht është duke u studiuar në “Mars Science City” në Dubai, dhe simulon ndërtimin në Planetin e Kuq.
Çfarë do të thotë IA për arkitektët?
Nuk është akoma e qartë se kur saktësisht mjetet e tilla do të bëhen të disponueshme. Për shkak se sistemet e të mësuarit të thellë kërkojnë të dhëna që janë të lexueshme nga makina që kuptojnë tekstin, audion dhe imazhet, që u japin më shumë lehtësi aplikacioneve aktuale të IA-së sesa grafika që përfaqësojnë hapësira arkitekturore tre-dimensionale.
Por, shkencëtarët si As janë duke krijuar modele alternative përfaqësuese të arkitekturës – siç janë grafikët – që mund ta përmbushin këtë rol. Kështu, derisa mund të kalojnë vite, madje edhe dekada, para se makinat të mund të dizanjojnë ndërtesa – veçanërisht ndërtesa të mira – teknologjia herët a vonë do të jetë “mbi ne”.
Megjithëse ka shumë parashikime se një ndryshim i tillë do të ndodhë, shumë njerëz frikësohen për shkak të potencialit të zëvendësimit të punës njerëzore dhe si rrjedhojë eliminimin e vendeve të lira të punës. Ndërkohë derisa teoricienët e shekullit të 20-të si ekonomisti John Maynard Keyes parashikonin se deri në fund të shekullit të tanishëm automatizimi do t’u lejonte njerëzve të punonin vetëm 15 orë në javë, një vizion i tillë kurrë nuk ndodhi.
Por ka shumë arkitektë që janë akoma optimistë. Në fund të fundit, arkitektura – një përpjekje krijuese që në të vërtetë i krijon gjërat – nuk kualifikohet si një “punë koti” dhe është një profesion që do të jetë më vështirë të automatizohet. Si rezultat, mjetet e dizajnit që As përshkruan mund të jenë më të dobishme sesa dëmtimi i profesionit në terma afatshkurtër dhe afatmesëm. (Punët e nivelit më të ulët në firmat e arkitekturës, siç janë punët që përfshijnë faturime apo detyra të tjera administrative, ka të ngjarë të jenë më të rrezikuara.)
“Kompjuteri dhe programi nuk do të jenë kurrë zëvendësim i gjykimit të mirë, dizajnit të jashtëzakonshëm dhe krijimtarisë”, shprehet arkitekti në firmën “Cure Architects”, pranë Uashingtonit, R. Denise Everson.
Sipas tij, teknologjia nuk duhet të mendojë për arkitektët; arkitektët duhet të jenë gjithmonë udhëheqësit e mendimit.
Firmat e Vogla: Mundësitë dhe Sfidat
Firma e Everson-it aktualisht punëson dy arkitektë. Siç thotë As, automatizimi dhe IA në fund të fundit mund të “shërojnë” konkurrencën për shkak se do të ekzistojë një qasje e barabartë në teknologji.
Me këtë mendim pajtohet edhe drejtoresha e programit të inovacionit tek Jacobs, Natasha Luthra.
Sipas saj firmat e vogla kanë avantazhe të vërteta në disa mënyra, sepse teknologjia mund të demokratizojë.
Një sfidë tjetër për firmat e vogla janë të dhënat. Cilësia e mirë dhe një sasi e madhe e të dhënave, konsiderohet çelësi për sistemet e të të mësuarit të thellë dhe të punuarit mirë. Firmat e vogla thjesht nuk mund të kenë qasje në sasi të mëdha të të dhënave. As shpreson që firmat dhe arkitektët do të lëvizin drejt ndarjes së të dhënave të tyre në mënyrë që profesioni në tërësi të përfitojë.
Everson thotë se ajo dhe partneri i saj tashmë po takohen me shkencëtarë të të dhënave që fokusohen në automatizimin dhe të IA në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë se si t’i përshtatin ato në praktikën e tyre.
Arkitekti nga firma “Bell Architect’s”, David Bell, firmë kjo që ka të punësuar 7 persona. Bell është i interesuar të ndihmojë në dizajnimin e ndërtesave zero-energji.
“Duhet të optimizoni dizajnin e ndërtesës për elementet si orientimi ndaj rrezeve të diellit dhe të erës dhe të dritareve në mur. IA mund të shërbejë si një mjet që krijon një ndërtesë me performancë të lartë në këtë drejtim, ndoshta duke krijuar forma të panjohura më parë që janë optimizuar për strategjitë pasive”.
Bell thotë se edhe pse firma e tij nuk ka shumë mjete financiare për të shpenzuar në një teknologji të tillë, ka klientë që mund të jenë të gatshëm të investojnë./Ndërtimi.info/
