Connect with us

Aktuale

Riprojektimi i autostradës Kërçovë-Ohër, kinezët kërkojnë 56% më shumë para se tenderi fillestar

Published

on

Ngecja e ndërtimit të Autostradës Kërçovë-Ohër ka bërë që Qeveria të miratojë një propozim-ligj për një aneks të ri të kontratës me kompaninë kineze “Sinohidro”. Për vazhdimin e punimeve në autostradën me gjatësi prej 57 kilometrash, do të zhbllokohen 205 milionë euro nga financimet e dhëna më parë për projektin.

Kjo sipas zëvendës-kryeministrit Koço Angjushev kjo do të intensifikojë aktivitetet e ndërtimit në terren dhe do të mundësojë pagesa për kompanitë vendore të angazhuara si nënkontraktorë.

Nëse propozim-ligji kalon në Kuvend, aneksi i tretë me kinezët është paraparë të nënshkruhet në tetor për të rregulluar çmimet për punën shtesë, siç janë: ndërtimi i rrugëve rajonale që lidhin fshatrat përreth me shtimin e 9 kyçjeve, mbikalimeve dhe nënkalimeve; zgjerimet anësore të rrugës që kalon nëpërmjet kodrave; dhe kostoja shtesë e tunelit që nuk kishte një studim adekuat gjeo-mekanik.

Nga ajo që kemi pasur si evidencë, çmimet të cilat janë të paguara nga ndërmarrjet tona ndaj “Sinohidro” dhe më pas atë punë që i kanë punuar nënkontraktorët që “Sinohidro” i ka paguar ndaj nënkontraktorëve të Maqedonisë, dallim në çmim ka mesatarisht 56%. Kjo është bërë ashtu në bazë të marrëveshjes, ndërsa ne këtë nuk mund ta vazhdojmë. Absolutisht ishte kusht dhe pa atë nuk vazhdojmë, përkatësisht ato dallime në çmime të zvogëlohen dhe të jenë në përputhje me rregullat “FIDIC”, të ketë çmim të nënkotraktorëve dhe shpenzime të pranueshme të kontraktorit.”deklaroi zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Sipas Ndërmarrjes Publike për Rrugë shtetërore, për ndërtimin e trasesë rrugore prej 57 km do të duhet të zbatohet një teknologji krejtësisht e re. Për të ndërtuar tunelin në Vërbjan, në gjatësi prej 4 km, sipas projektit të parë është dhënë për ndërtimin në kodër shkëmbore, kurse kinezët në terren kanë hasur në kodër me materie të butë gurore. Kjo sipas ekspertëve vështirëson gërryerjen në tunel dhe pamundëson ndërtimin sipas standardeve me atë çmim që është dhënë në tender.

Ministri i Transportit, Goran Sugarevski tha se Qeveria vendosi të vazhdojë projektin, sepse në të kundërtën në bazë të marrëveshjes që nënshkroi qeveria e mëparshme me “Sinohidro”, kjo e fundit do të kërkojë dëmshpërblim të madh dhe projekti do të dështojë. Ai tha se gjatë negociatave me kinezët do të mundohen që koston shtesë ta ulin për 10% nga ajo që kërkohet nga Kompania “Sinohidro”.

“Në vetë Propozim-Ligjin që shkon në Kuvend, do të lirohen 205 milion euro, të cilat mund të shfrytëzohen për gjëra të tjera, për shkak se sipas marrëveshjes bazë, një pjesë e mjeteve për disa pikë të caktuara nuk ka mundur që të shfrytëzohen. Me këtë propozim ligj, mbarojmë punë për dy çështje, pjesa e parë është të vazhdohet ndërtimi i segmenteve ku është ndaluar, ndërsa pjesa e dytë është që të mund të kryhen pagesat e kompanisë kineze ndaj kompanive që punojnë.” deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Ndërtimi i autostradës ka filluar në shkurt të 2014-ës dhe në bazë të marrëveshjes ekzistuese është dashur të kushtojë rreth 400 milionë euro. Me zgjatjen e afatit, ndërtimi i autostradës duhet të jetë gati nga mesi i vitit 2021. Drejtori i NP “Rrugët shtetërore” Zoran Kitanov, tha se kanë trashëguar telashe edhe me rreth 2 mijë prona, ku sipas tij, deri më tani vetëm 10% është bërë shpronësimi i tokave nëpër të cilat kalon autostrada.

Për këtë projekt, PPS ka ngritur rastin gjyqësor “Trajektorja”, në të cilin për keqpërdorime akuzohet ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit Mile Janakievski, ish-zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i Agjencisë së atëhershme për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski. Këta akuzohen se gjatë vitit 2012-2013 kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në procedurën e përzgjedhjes së kompanisë kineze për ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip. Sipas aktakuzës së PPS-së, ata e kanë dëmtuar buxhetin e shteti për 155 milionë euro.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/916011718607399/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending