Arkitekturë
Rinovimi mahnitës i një Universiteti në Helsinki
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/di18.jpg)
Dipoli, ndërtesa studentore e Universitetit të Teknologjisë së Helsinkit, projektuar nga Raili dhe Reima Pietilä dhe përfunduar në vitin 1966, ka marrë një rinovim të plotë dhe një pamje të re si ndërtesa kryesore e Universitetit Aalto. Ndërtesa u rihap për semestrin e vjeshtës 2017.
Dipoli do të funksionojë si një vend takimi për administratën universitare, komunitetin akademik dhe studentët. Të gjitha këto grupe janë aktivizuar në procesin e ri-dizajnimit hapësinor që e kthen ndërtesën në një hapësirë pune të qëndrueshme dhe fleksibile. Përveç strehimit të administratës, Dipoli do të vazhdojë të funksionojë si lokacioni kryesor për leksionet e rëndësishme dhe festimet universitare, si dhe të veprojë si një platformë ekspozimi për projektet kërkimore të universitetit. Restorantet, kafiteritë dhe baret e Dipolit shërbejnë si për studentët ashtu edhe për anëtarët e stafit.
Dyqind punonjës administrativ të universitetit do ta përdorin ndërtesën si bazën e tyre. Qëllimi i ekipit të dizajnit ishte që të radikalizohej Dipoli duke krijuar një eksperiencë të re, të hapur dhe dinamike për përdoruesit, duke mos harruar vizionin e projektuesve origjinalë.
Ndërtesa, e vendosur në buzë të kampusit Otaniemi të dizajnuar nga Alvar Aalto, është rezultat i një konkurrimi arkitekturor të organizuar në vitin 1961. Rinovimi ishte pjesë e projektit të riorganizimit të kampusit më të madh të lidhur me ish kampusin e Universitetit të Helsinkit, duke u bërë kampusi kryesor i Universitetit Aalto, i lindur nga bashkimi i tre universiteteve të zonës së Helsinkit.
Para rinovimit Dipoli kishte funksionuar si një qendër konferencash për një periudhë 20 vjeçare.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)