Connect with us

Aktuale

Restoranti i shqiptarit mbi qytetin Winterthur [foto]

Published

on

Pren Kqira është “doajeni” i gastronomeve shqiptarë në Zvicër. Nga viti 1993 kur ka hapur restorantin e parë, ai ka drejtuar mbi 10 restorante. Tash drejton restorantin “Goldenberg” që rri si kurorë mbi kokë qytetit Winterthur.

Restoranti “Goldenberg” (Kodra e artë) i vendosur “në fron” të qytetit, shikon gjithë Winterthurin si në pëllëmbë të dorës. Nga kjo lartësi ofrohet pamja padyshim më e bukur e qytetit me mbi 100 mijë banorë.

Vetë godina impozante është një vilë e dikurshme e madhe aristokrate që e e ka ruajtur të gjithë luksin nga koha e ndërtimit. Ndërsa ata që e kanë shndërruar në restorant e kanë pasuruar më tutje duke e bërë të qasshme për të gjithë.Statusin e veçantë të vilës-restorant e tregojnë edhe zbukurimet në mure dhe tavane të 4 sallave sa i ka gjithsej, pastaj një piano e madhe në korridor, vitrinat me shishe të verërave cilësore dhe çdo gjë tjetër që shkëlqen në dritën e luksit.

Në “Goldenberg” shkohet këmbë, përmes vreshtave që gjelbërojnë gjithë hapësirën nga qyteti deri te tarracat e restorantit, ose edhe me makinë, përmes një rruge gjarpërore që të sjell në restorant, nga ana e mbrapme.

Tarraca e gjatë 150 metra me pamje mahnitëse

Pren Kqira e udhëheq këtë restorant vetëm nga muaji mars i këtij viti dhe është shumë i kënaqur me punën. “Sidomos gjatë sezonit veror restoranti ynë është i vërshuar nga mysafirët. Ai gëzon edhe epitetin “restorant pikniku”, pasi që e frekuentojnë shumë ata që dalin shëtitje në kodrinat përreth.

Për këtë arsye, tarraca me tavolina për 350 veta e gjatë rreth 120 metra është një cak i lakmuar për të gjithë ata që duan të shijojnë ushqim të zgjedhur në një ambient ekskluziv. Me sa kam parë e dëgjuar kjo është tarraca më e gjatë dhe e gjitha me shikim, që ka një restorant në Zvicër”, thotë Preni për albinfo.ch. Gjatësia e saj ka imponuar që në mes të distancës të vendoset një bufe prej ku shërbehen pijet, për t`i kursyer kamerierët nga rruga e gjatë prej ndërtesës kryesore deri në skajin e tarracës.

Kaq e lakmuar është kjo pamje sa që edhe gjatë sezonit të dimrit, kur ka sadopak diell “na pushtojnë qindra mysafirë dhe ne na imponohet të fillojmë edhe shërbimin jashtë në mënyrë që ata ta shijojnë pamjen”.

Në tarracë për çdo të martë ofrohen mbrëmje me muzikë live (gjatë verës?) dhe këto mbrëmje janë shumë të frekuentuara.

Kuzhina dhe mikpritja, standarde të panegociueshme

Por nuk është vetëm pamja ajo që tërheq si magnet mijëra mysafirë në “Goldenberg”. Janë gjithsesi edhe kuzhina e nivelit të lartë dhe mikpritja – e cila te Preni është një standard i panegociueshëm – ato që “detyrojnë” qytetarët të ngjiten në kodrën e artë. “Ne kemi një kuzhinë kryesisht zvicerane por të plotësuar edhe me elemente mediterane.

Mënyrat e veçanta të pjekjes së llojeve të ndryshme të mishit janë ndër specifikat e kuzhinës sonë”, thotë Kqira. Po ashtu një pjesë e mirë e stafit të restorantit janë shqiptarë. Ata janë punëtorë të zellshëm dhe mjeshtër të zanatit të tyre. Ndryshe nuk bën te Preni, pasi që qëllimi i tij suprem është kënaqësia e mysafirit, jo vetëm me cilësinë e ushqimeve por edhe me mikpritjen.

“Restoranti ynë është më shumë i destinuar për rezervime dhe për darka e dreka grupore se sa për vizita spontane. Këtu vijnë familje dhe rrethe shoqërore për të festuar dasmat dhe gëzimet tjera familjare të tyre, pastaj firma që bëjnë darkat e fundvitit etj. Kemi po ashtu edhe mysafirë prominentë. Kështu pak kohë më parë kemi pasur mysafir kryetarin e Parlamentit të Zvicrës, Jürg Stahl i cili për të darkuar këtu i ka sjellë kryetarët e parlamenteve të 6 shteteve të BE-së”, tregon Kqira. Por, nuk mungojnë as shqiptarët që këtu i bëjnë gazmendet e tyre familjare, shton ai.

Restorantet e Prenit, në pikat më të lakmuara

Deri tash ai ka udhëhequr ose ka pasur në pronësi mbi 10 restorante, disa prej të cilëve nga 2 e nga 3 në të njëjtën kohë dhe të gjithë në vendet më të lakmuara të qyteteve përkatëse. Preni mund të llogaritet ndër shqiptarët e parë, në mos edhe i pari, që kanë pasur në menaxhim restorante në Zvicër. Ka rreth 25 vjet që kur e ka nisur këtë rrugë dhe në secilin hap ka bërë nga një avancim.

Kështu ai, në vitin 2003, pati marrë lokalin mu në “qendër të qendrës” të Winterthurit ku pati hapur restorant-picerinë me emrin “Stella del Centro”. Me po këtë emër ai ka mbajtur paralelisht 3 restorante: Veç atij në Winterthur edhe nga një në Uster dhe në Horgen. Afërsisht po në këtë kohë Preni ka menaxhuar edhe restorantin e madh në qendër të qytetit Wil (Stadtsaal). Ndërsa paralelisht ka menaxhuar edhe disa restorante tjerë në Winterthur e në rrethinë.

Ka filluar si pjatalarës…

Sikurse shumica e shqiptarëve, edhe Pren Kqira zanatin e ka mësuar duke e nxënë gjatë punës së bërë, fillimisht si ndihmës kuzhine e pastaj si kamerier. Ai, nga Kosova gjegjësisht nga Prizreni ka ardhur në Zvicër para rreth 35 vitesh.
Fillimisht ka punuar në një hotel në Disentis të Graubündenit. “Pasi që ende nuk e njihja gjuhën, normalisht, punoja në kuzhinë. Kam larë enë, kam ndihmuar në përgatitjen e ushqimeve”, thotë ai për albinfo.ch.

Por, nuk ka vonuar shumë edhe hapi i parë i guximshëm i tij në rrugën e ngritjes në hotelerinë private. “Ka qenë viti 1993, kur, në Beringen të Schaffhausen-it kam hapur restorantin e parë “Bahnhof”. Ka qenë lokal me kuzhinë italiane dhe zvicerane”, thotë ai për albinfo.ch. Preni thotë se në atë kohë, në Zvicër fare pak shqiptarë kanë pasur restorante. “Bare dhe kafene me muzikë, mund të ketë pasur, por restorantet e shqiptarëve ku është shërbyer ushqim, kanë mundur të numëroheshin me gishta“.

Pren Kqira nuk harron të përmend meritat e familjarëve. “Për ta bërë gjithë këtë, kemi pasur mirëkuptimin e pakusht të familjeve tona. Për gjithçka i detyrohemi sakrificës sonë dhe të familjeve”

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending