Connect with us

Trashëgimia

Restaurimet po ua humbin pamjen origjinale monumenteve

Published

on

Restaurimi i monumenteve të kulturës është një nga veprimtaritë sistematike, por që pas vitit 1990 nuk është edhe aq.

Nuk janë të pakta rastet kur ndërhyrjet restauruese në objektet e kategorisë së parë, të dytë dhe historike janë quajtur nga specialistët e trashëgimisë kulturore jo cilësore.

Njëri prej tyre është profesor Pirro Thomo që problemin kryesor e sheh te njohuritë e restauruesve.

“Dy komponente shumë të rëndësishme që është njohja e historisë së arkitekturës shqiptare dhe njohja e teorive të restaurimit, ka munguar për një kohë të gjatë. Filloi që të aplikohej prapë kjo metodë e vjetër që kishim”.

Problematikat kryesore mbeten:

“Ndërhyrje të cilat nuk kanë respektuar vet materialin origjinal. Mbushja e hapësirave të gurëve me llaç të freskët. Teprimi në këtë gjë ka sjellë një tjetërsim të pamjes, formës”.

Për këto arsye për 11 ditë, në Tiranë e më pas në Voskopojë, dy profesorët, Pirro Thomo dhe Lorenzo Jurina nga Universiteti Politeknik i Milanos, do t’ia përçojnë dijet e tyre mbi metodat përforcuese dhe teknikat e muraturave në ndërtesat historike, 20 restauruesve.

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending