Aktuale
Reshitaj: Edhe Gollaku do të të ketë autorrugë moderne

Ndërtimi i autostradës 22-kilometërshe e cila do të lidhë Anamoravën me kryeqytetin kanë nisur sot. Fillimi i punimeve u bë në Zhegoc të Gjilanit.
Për këtë ministrija e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësionor, Albena Reshitaj u shpreh e lumtur për fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade të re, ku ka theksuar se edhe Gollaku do të të ketë autorrugë moderne.
Ajo theksoi se në 19-vjetorin e Betejës së Zhegocit po jetësohet një vepër madhështore që do t’iu shërbejë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
“Jam e lumtur që sot gjendem në Anamoravë në vendin e sakrificës, kulturës… për të nisur një vepër të veçantë për qytetarët e kësaj ane dhe të Kosovës”, tha ajo.
Ajo theksoi se MMPH-ja po luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e rrugëve, duke evituar çdo burokraci në shpronësimin e pronave. Ajo u zotua se do të ndërtohet dhe rruga Badoc-Slivovë-Kamenicë, që edhe Gollaku të ketë autorrugë moderne.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e konsideroi ndërtimin e kësaj autostrade të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Gjilanit, por edhe ata të Luginës së Preshevës.
Haziri tha se kontribuues të mëdhenj janë dhe bashkatdhetarët e Anamoravës, që sipas tij po luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj pjese.
“Edhe pjesa e Preshevës do të integrohet më lehtë në këtë autostradë, për zhvillim ekonomik e qarkullim më të shpejtë. 32% e popullatës së Anamoravës jetojnë në Evropë dhe janë kontribuuesit më të mëdhenj të ekonomisë. Ua atribuojmë këtë rezultat edhe bashkatdhetarëve tanë në Evropë. Ata janë heronj të gjallë”, u shpreh Haziri.
Sipas kreut të Komunës së Gjilanit, nga kjo qeveri do ndërtohet rruga prej Zhegocit e deri në Lipjan. “Kjo do të lehtësojë qarkullimin më të lehtë të banorëve dhe do lehtësojë edhe jetën e këtyre banorëve”.
Kryeministri Haradinaj, bashkë me ministrat e tij dhe zyrtarët e tjerët, para fillimit të ceremonisë së inaugurimit të punimeve në autostradë, bënë homazhe për të rënët në Betejën e njohur të Zhegocit.
