Connect with us

Featured

REPORTAZH | Vepra madhore infrastrukturore e Ballkanit mes Grykës së Kaçanikut [video]

Published

on

Tashmë është çështje minutash kur nga Prishtina nisesh drejt Ferizajt. Pas pak kohe do të jetë njejtë edhe për në Shkup. Autostrada çan përmes luginash, e rrëzë fshatrash. E kur terreni vështirësohet, ndërron situata. Grykën e Kaçanikut mund ta përthakojë vetëm një urë. E shtrirë në një gjatësi si kurrë më parë, e lartësi për t’i “kapur” majat përreth. Është kjo ura në autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”.

Shkruan: Kushtrim Hajzeri

Ajo do ta vë Kosovën në piedestal për urën më të gjatë në Ballkan. Është e gjata urë, 5814 metra.

Kjo urë do të shkurtojë distancën mes Prishtinës dhe Shkupit dukshëm. Që kjo të arrihet dhe fal standardit të kësaj ure shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 kilometra në orë.

Punimet për jetësimin e kësaj ure kishin filluar në vitin 2014, atëherë kur filloi puna për gjithë autostradën “Arbër Xhaferi”.

Kjo vepër infrastrukturore përveç mbi lumin Lepenc, kalon edhe mbi hekurudhë dhe mbi rrugën ekzistuese. Faqet e malit skaj urës janë të ndryshëm. Diku shohim se është mbështjellë me gurë, diku tjetër me beton dhe sonda të futura në mal, vetëm që të ketë siguri.

Ne kishim fatin si ekipi i parë që ecën mbi këtë urë gjigante, ku punimet vazhdonin gjithandej. Kënaqësia është e madhe të ecësh përmbi, por puna shihet më mirë nga poshtë se çka zihet.

3600 punëtorë çdo ditë lidhin armaturë, vendosin traje, derdhin beton, izolojnë e shtrojnë asfalt, që autostrada të përfundohet më shpejt.

Sipas të gjitha gjasave brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të kalojnë mbi këtë urë. Kështu thotë Ela Ruçi, zëdhënësja e “Bechtel&Enka”-s, që udhëhiqte ekipin tonë në terren.

“Ne po bëjmë maksimumin që kjo vepër të përfundojë brenda këtij viti. Po punohet me kapacitete të plota, jemi rreth 3 mijë e 600 që punojnë në këtë projekt, në një hapësirë vetëm 20 kiliometërshe. Një pjesë e mirë e punëve ka përfunduar. Janë punët finale… Por, kapacitetet tona janë  maksimale në këtë pikë kulminante të projektit”, tha ajo.

E gjithë puna po realizohet me mjetet më të mira të fushës. Rreth 47 vinça të tonazhit të rëndë, tre lanqër të mëdhenj, e shumë mjete tjera po përdoren për urën e standardeve evropiane.

Shtyllat e urës të lënë pa fjalë. 260 shtylla lartësojnë deri në 80 metra veprën e veçantë infrastrukture të Ballkanit, e që gjatë udhëtimit do të shihen bukuritë e fshehta të kësaj ane.

“Shtyllat mbajtëse të  urës janë rreth 260 këmbë. Ndërsa, trarët që vendosen mbi urë janë rreth 1414, të prodhuar të gjitha në këtë hapësirë dhe të ndërtuara në mënyra të ndryshe, sepse secila i specifikat e veta teknike. Por, 1414 trarët e prodhuara për këtë urë janë pothuajse gati të vendosen. Pika kulminante është këtu ku jemi, që është rreth 80 metra lartë…fillon nga 3 metra deri në 80 metra lartësi”, tregoi Ruçi.

Trarët e vendosur mbi këtë urë nuk janë të një lloji. Trarët e vendosur janë të tri tipologjive, me gjatësi dhe peshë të ndryshme, prej 40 deri në 160 tonësh. E gjitha varet nga karakteri i terrenit të urës.

Për jetësimin e kësaj ure është dashur të ndërhyhet edhe në natyrë. Vendosja e shtyllave ka obliguar devijimin e rrjedhës së lumit. Por, pavarësish kësaj po sigurohet që lumi do të kthehen në gjendjen fillestare.

“Angazhimi jonë është total. Lumi do të shkojë në shtratin e tij normal, por i stabilizuar edhe brenda të gjitha parametrave që janë caktuar nga organizatat ambientaliste dhe studimi ambiental që është bëra para se të bëhet projekti”, u shpreh Ruçi.

Jo gjithçka shkon lehtë e lehtë në këtë kantier gjigant. Vështirësitë ecin aty pari, por puna nuk ndalet.

“Vështirësitë që ne hasim në ndërtim nuk janë ndoshta të kuptueshme për të gjithë njerëzit. Janë të ët gjitha llojeve, duke filluar nga një ditë më reshje të mëdha te një lum i vërshueshëm, që përmbytë një kantier, tek problemet që dalin në terren, aspektet gjeologjike, aspektet ambientale. Pra, janë pafund problematikat që ndalin në realizimin e projekteve kaq të mëdha. Për këtë arsye ka një kapacitet shumë të madh njerëzish që punojnë në të gjitha këto drejtime”, shtoi ajo.

Ecnim lartë e poshtë nëpër kantier dhe mahnitëshe pafund nga shtyllat e larta që dukeshin të pafundme. Për këtë autostradë të gjithë ekipi i “Bechtel&Enka”-s kërkonte që qytetarët t’i falënderohen punëtorëve. Këta të fundit ka raste edhe kur lëndohen dhe janë pjesë e aksidenteve, por kjo është puna në një kantier të madh.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending