Connect with us

Featured

Reportazh mbi Tyrben e Sulltan Muratit, objekti mbi 600 vjeçar në Kosovë [video]

Published

on

Disa mure guri të shtrira gjerë e gjatë, mbërthejnë një objekt të veçantë, që është ngritur shumë kohë më parë në Rrafshin e Kosovës. Ndoshta është objekti që e bën Mazgitin e Obiliqit, një vend për t’u vizituar.

Shkruan: Kushtrim Hajzeri

Gjethet e  gjelbëra të freskisë pranverore kanë zënë një pjesë të pamjes së saj, por madhështia e Tyrbes së Sulltan Murartit nuk fshihet lehtë. Është ngritur si gërshetim i së kaluarës me të tashmen, të mbështjellë nga e bukura.

E ndërtuar në shekullin e XIV-të. Bajaziti ka qenë djali i Sulltan Muratit dhe ai dhuroi këtë tyrbe në shenjë të babait të tij sulltan, që u vra në Betejën e Kosovës.

Një hajat i vogël, me dritare të drunjta në formë harku është hapësira prirëse e kësaj fortifikate. Që në hapje të derës së saj ambienti i ngrohtë është imazhi fillestar i përmbushur me detaje të artit islam, në lartësi të kupolës.

Një derë tjetër, fsheh diçka të rëndësishme. Arsyen e ekzistencës së këtij objekti. Hapje e tyre shfaq hapësirën kryesore të tyrbes, ku aty tash e mbi 600 vjet ekziston një varr ku thuhet se mbahen organe të Sulltan Muratit, pasi trupi i tij është i varrosur në Bursa të Turqisë. Të tjerë thonë se vetëm mbi shenjat e gjakut të Sulltan Muratit u ndërtua tyrbja.

Por në perimetrin e tyrbes ka varreza tjera të njerëzve të rëndësishëm të periudhës osmane. Të varrosur janë komandanti i Silistres, Rifat Pasha dhe Prefekti i Vilajetit të Kosovës, Hafiz mehmet Pasha.

Hapësira e tyrbes të mbush sytë me të bardhë, që reflektojnë pastërtinë.

Një hapësirë pa shumë ngarkesa arkitektonike e pak detaje, çatinë në formë kupolash e ka unike. Fortësia e tyrbes, përveç gurëve si material bazë për ndërtimin e tyrbes, tregohet edhe me plumbin që është përdorë për kupolat e saj.

Por objekti që mbanë këto elemente pati nevojë disa herë për ndërhyrje.

Tyrbja është restauruar disa herë. Për herë të parë një restaurim goxha i madh bëhet në shekullin e XVII, me rastin e vizitës së Evlija Çelebiut që bëhet në Kosovë. Pastaj, në shekullin e XIX, në përiudhën e Sulltan Abdylmexhidit. Një restaurim bëhet edhe në fillim të shekullit XX, me rastin e vizitës së Sulltan Reshatit apo Mehmetit V. Pastaj, që nga viti 1912 me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike e deri në vitin 1999 apo me thënë më saktësisht deri në vitin 2005 ka qenë pa asnjë përkujdesje institucionale. Në vitin 2005 tyrbja restaurohet nga Qeveria e Turqisë dhe TiKA”, tregoi ciceroni i tyrbes, Muamer Hasani për Ndërtimi.info.

Ardhja e Evlija Çelebiut, që bëri restaurimin e parë, solli edhe ndërtimin e mureve të para të jashtme të Trybes. Në atë botë, ishin mbjellë qindra fidanë, në mesin e tyre edhe dudi emblematik i oborrit të Tyrbes, që rezistoi që nga shekulli XVII-të e gjallëron ambientin dhe sot.

Ndryshimet nuk mbetën vetëm me kaq. Në po të njëjtën kohë, për herë të parë afër tyrbes do të ndërtohej edhe një objekt tjetër. Është kjo shtëpia e vogël, ku vazhdimisht jeton një familjes që mision të vetëm ka përkujdesjen për këtë tyrbe, nga edhe ka marrë mbiemrin Tyrbedari.

Në çdo restaurim tyrbes i sillet diçka e re, por pa humbur origjinalitetin. Ashtu ndodhi edhe në të dytin, në vitin 1848. Nga ajo periudhë brenda kupolës së tyrbes janë vendosur disa mbishkrime arabe, ashtu se edhe në pjesë tjera. E, ato mbishkrime janë pjesë të cituara nga libri i shenjtë i myslimanëve Kur’ani.

Koha kalon e ky objekt i bën ballë, por jo edhe pa dëmtime. Për këtë u bë edhe restaurimi tjetër në vitin 1909. Kjo ndërhyrje solli me vete një pllakë të vendosur mbi derën e hapësirës kryesore të tyrbes. Në të është një mbishkrim ku bëhet e ditur gjendja e tyrbes e thuren disa vargje.

Përveç mureve të gurit, rezistencë shekujve e ndryshimeve i bëri edhe dera, mbi të cilën gjendet ky mbishkrim.

“Dera e cila gjendet në hyrjen kryesore të tyrbes, në fakt dera e dytë, që çon tek varri i Sulltan Muratit daton prej viti 1909. Në vitin 2005, kur është bërë restaurimi, vetëm është largu ngjyra që është vendosur gjatë periudhave të ndryshme. Ajo derë sipas të gjitha gjasave është e vitit 1909 sepse nuk ka ndonjë burim tjetër që thotë se bërë zhvendosja apo vendosja e ndonjë dere të re”, vazhdon ai.

Kësaj hapësire i shtohet edhe çesmja, përballe hyrjes së tyrbes. Lashtësinë që nga ajo periudhë e kanë edhe pllakat e gurit, të shtruara në oborr, që i duruan shkeljet e pafund të vizitorëve.

Dikur gjërat ndryshuan edhe sa i përket për kujdesit për këtë tyrbe.  Me përhapjen e Luftës Ballkanike, mbas vitit 1912, merret nën menaxhimin e Serbisë. E, me këtë diçka rrodhi ndryshe.

“Gjatë regjimit komunist mbyllet dera në të cilën sot kaluam dhe dera kryesore për në hyrje të tyrbes vendoset pikërisht ku është çesmja. Çka bën Instituti për Mbrojtje të Monumenteve gjatë kohës së regjimit? Vendoset atje në cep. Komplet mbyllet pjesa ballore, sepse ata kanë qenë të interesuar vetëm për pjesën e tyrbes. …Në të njëjtën kohë regjimi komunist rrënon shtëpinë e tyrbedarëve”, shtoi ai.

E, që nga ajo kohë deri në vitin 2005 ky objekt kishte mbetur pa përkujdesje institucionale. Atëbotë, Qeveria Turke dhe organizata TiKa  bëjnë restaurimin e radhës për t’i hapur rrugë përkujdesjes së vazhdueshme.

“Në restaurimin e vitit 2005 janë ndërrru dritaret, brenda kupolës është bërë restaurimi i arabesakave… Në të njëjtën kohë ka arabeska dhe ajete nga Kur’ani…”, tregoi ai.

Me këtë ndërhyrje është rindërtuar shtëpia e kujdestarëve, u rrënua zyrja e vendosur në cep të murit si dhe dera u kthye në vendin fillestar.

Por, kush i projektoi këtë vepër arkitektonike që mban mbi supe vitet e ndërhyrjet, burimet nuk thonë asgjë.

“ Arkitekti i këtij objekti nuk dihet. Në kronika kalon se është ndërtuar nga biri i tij Bejaziti në përkujtim të babës së tij. Kur vjen puna te ajo , ka detaje të pamjes, por në asnjë moment, në asnjë burim apo kronik nuk ceket emri i arkitektit”,

Derisa emri i arkitektit nuk mbet i shkruar askund, për veprën e tij shkruan udhëpërshkrues të shquar të kohës. Në mesin e tyre edhe Edith Durham.

E, gjithë historia tashmë ruhet e dokumentuar në një objekt tjetër, në hapësirën shtesë të tyrbes. Është kjo bujtina e ndërtuar në vitin 1896, ku kalonin netët vizitorët nga larg, e që sot është shndërruar në muze.

Fotografi që dëshmojnë rezistencën shekullore e ndryshimeve të tyrbes bashkë me objektet përcjellëse janë vendosur aty për të ruajtur gjallë të vërtetën. Brenda këtij objekti 8 dhomëshe, janë të ekspozuara edhe disa pllaka me mbishkrime që nga koha e ndërtimit të tyrbes.

Por, edhe ky objekt ishte restauruar në vitin 2005.

“Origjinale në këtë muze është vetë kontura, skeleti i ndërtesës, ndërsa pjesët tjera janë restauruar sepse druri është kalbur totalisht. Pastaj bredna saj janë disa mbishkrime apo gurë…Hamamgjiku apo WC, guri i banjos është i shekullit XIX, që është ndërtu në të njëjtën kohë kur është ndërtu objekti. Pastaj është një mbishkrim aty e vitit 1867, i një çesmes dhe janë disa lavamana të së njëjtës periudhë, që kanë shërby për marre të abdesit”, tregoi ai.

Për të parë tyrben, që tashmë është trashëgimi e mbrojtur, dhe atë që ruhet në  këtë muze, numri i vizitorëve shkon 15 mijë brenda vitit.

E, ky muze i vendosur brenda një oborri përrallor, në krah ka një depo. E së bashku me tyrben vazhdojnë të ruajnë historinë shekullore të tyre, por edhe të ndërrimit të pushteteve./Ndërtimi.info/

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending