Featured
Renovohet Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kaq para do të shpenzohen

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës do të bëjë sanimin e dëmeve nga era dhe vërshimet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan Ndërtimi.info.
Për këtë sanim, kjo agjenci ka njoftuar për hapjen e tenderit, për të cilin ka parashikuar rreth 7 mijë euro (6,770.00 Euro).
Në këtë tender përfshihet pllakat e granitit që janë dëmtuar në sheshin publik dhe shëtitore pranë Lumit, renovimi i ballorëve tek varrezat, sanimi i dëmit të ballorëve të shkallëve, riparimi i pompave të riciklimit të dëmtuara si pasojë vërshimeve, furnizimi me pompë të riciklimit, riparimi i pompës së shatërvanit të dëmtuar si pasojë vërshimeve dhe furnizimi me pompë të shatërvani.
Kompanitë të cilat duan që t’i kryejnë këto punë, afatin e fundit për dhënien e ofertave të tyre e kanë më 23 tetor 2017 në ora 10:30. Në po këtë datë do të mbahet edhe takimi për hapjen e tenderëve, në ora 11:00, në objektin e ish-Gjykatës Themelore të Prishtinës.
