Aktuale
Remitencat e diasporës kapin shifrën 670 milionë euro në vit
Remitencat e diasporës brenda një viti arrijnë shifrat 650 deri në 670 milionë euro, kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati.
Në konferencën për medie të mbajtur sot me temën ” Nxitja dhe promovimi i investimeve të Diaspora në Kosovës”, u kërkua që të krijohet një ambient më i mirë për bizneset si dhe krijimi i kushteve më të mira për investitorët nga diaspora.
Murati ka theksuar se mos sundimi i ligji, energjia elektrike, mos aftësimi profesional janë disa nga problemet për investitorët nga diaspora.
Ai gjithashtu thirrje që çdo qeveri të ketë për prioritet investitorët nga diaspora, pasi që ata luajnë rol të madh në investime direkte në industri, tregti dhe bujqësi.
Drejtori i D&D Businnes Support Center, Safet Fazliu tha se remitencat e diasporës vazhdojnë të jenë arsyeja e madhe e rritjes ekonomike në Kosovë.
Ai tha se investimi i remitencave direkte në biznes krijon vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik.
“Të krijojmë një ambient më të mirë për biznes për t’iu ofruar kushte më të mira diaspora për të investuar në Kosovë dhe sfidat e të bërit biznes t’i adresojmë tek organet kompetente”, tha Fazliu.
Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Organizata jo qeveritare “Gremin”, për Ndërtimi.info kanë thënë se diaspora nuk po çmohet. Madje, në Kosovë po shfrytëzohen edhe sezonat kur ata vijnë, duke rrit edhe çmimet e banesave.




You must be logged in to post a comment Login