Aktuale
Refuzimi i tregtarëve lë të zbrazët Tregun e Gjelbër të Podujevës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/auto_tregu51559803283.jpg)
Tezgat dhe një pjesë e lokaleve në Tregun e Gjelbër të Podujevës vazhdojnë të mbesin të pashfrytëzuara. Edhe pse zyrtarët komunalë i kishin ofruar falas hapësirat e tij në vitin e kaluar (si nxitje për të mos e ekspozuar mallin rrugëve), pak tregtarë kanë hyrë aty.
Komunarët thonë se sivjet kanë marrë vendim i ri për dhënien në shfrytëzim të lokaleve në Tregun e Gjelbër, por nuk i kanë përmendur edhe tezgat, shumica e të cilave të zbrazëta. Megjithatë, zëdhënësi Nazmi Elezi nuk ka preferuar ta quajë të dështuar projektin e ndërtimit të këtij tregu.
“Ndërtimi i Tregut të Gjelbër në Podujevë ishte nevojë, për shkak se në mungesë të tregut, një numër i madh i tregtarëve të pemëve dhe perimeve produktet e tyre i kanë ekspozuar në trotuaret e qytetit. Me ndërtimin e tregut aty janë krijuar kushtet që tregtarët dhe prodhuesit-fermerët produktet e tyre t’i shesin në hapësirën e dedikuara për këtë qëllim, e jo nëpër hapësira publike-trotuare”, ka theksuar Nazmi Elezi. “Ndërsa në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Podujevës të mbajtur më 8 maj 2019, është marrë vendim për dhënie në shfrytëzim të lokaleve te tregu, të cilat për çfarëdo arsye nuk janë duke u shfrytëzuar”, raporton ktv.
Opozitarët e kanë quajtur keqmanexhim nga ana e Komunës çështjen e tregut. Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, i cili është edhe këshiltar komunal, ka thënë se tregu edhe ka degraduar.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)