Aktuale
Reçica tregon kur do t’i marrin pensionet e Zvicrës qytetarët e Kosovës që punuan atje

Qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër ende nuk kanë arritur që t’i gëzojnë pensionet e tyre. Gjithçka po mbetët vetëm një premtim.
Por Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se kjo marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Zvicrës do të bëhet në fund të muajit mars apo në fillim të muajit prill.
“Për këtë çësthej nga ana jonë nuk është shkaktuar asnjë vonesë. Personalisht mas marrjes së detyrës jemi në kontakt të vazhdushëm me autoritetet zvicërane dhe me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë. Pas takimit që kisha dje me ambasadorin nga informatat që ka marrë nga autoritetet zvicërane së shpejti do ta kemi datën për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ndërshtetërore. Shpresojmë që kjo të ndodhë nga fundi i muajti mars, përkatësisht fillimi i muajti prill dhe vetëm pas nënshkrimit të kësaj marrëvehsje do të dërgohet për ratifikim në paralmentet respektive”, tha Reçica.
Sipas tij gjithçka po varet nga agjenda e zyrtarit të federatës së Zvicrës që do ta nënshkruaj këtë marrëveshje.
Këtë çështje edhe sot e ka hedhur në diskutim deputetja Besa Baftiu, e cila drejtoi pyetje ndaj Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica. Ky i fundit tha se gjithçka varet nga agjenda e personit që është president i federatës së Kantonit të Zvicrës, por që nënshkrimi për pensionet mes dy shteteve atë të Zvicrës dhe Kosovës do të bëhet në fund muajit maj apo edhe në fillim të muajit prill.
“Më 1 qershor 2017 ka pas vetëm nënshkrim të draftit të marrëveshjes përgjithshme dhe draftit final administrativ. Për këtë çështje të rëndësishme nga ana jonë nuk është bërë asnjë vonesë. Kam qenë dhe jam në kontakt me autoritete zvicerane, dhe së shpejti do ta kemi datën e marrëveshjes ndërshtetërore. Kjo të filloj në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit prill dhe më pas kjo të shkoj në kuvende. Ajo që duhet të ju siguroj unë personalisht kam qenë në kontakt me ambasadorin e Zvicrës nuk shkon java që nuk e thërras. Nuk varet nga ne. Personi që ka me nënshkrua ka qenë me agjendë të zënë, dhe aty qëndron problemi”, ka thënë ministri.
