Aktuale
Reçica: Punësimi i të rinjve sfidues për Kosovën

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sot do të bëj lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022, si dhe Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se të dy dokumentet “Strategjia Sektoriale 2018-2022”, si dhe “Plani i Veprimit për Punësimin e të Rinjve”, janë dokumente shumë me rëndësi për Kosovën.
“Këto janë dokumentet që kanë marrë votën e qeverisë. Këto dokumente do të jenë një ndihmesë e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Reçica, theksoi se këto punë po bëhen në kuadër të objektiva që kanë të bëjnë me punësimin dhe çështjet sociale për qytetarët e Kosovës.
“Ka punë konkrete, nuk është vetëm strategji në letër, por është strategji që ka rezultate dhe veprime që mund të shihen. Pra janë reforma me agjendën evropiane”, tha Reçica.
Sipas tij Plani i Veprimit për Punësimin e të Rinjve, është shumë me rëndësi për të rinjtë e Kosovës. “Ky plan ofron shumë munduri për të rinjtë, ku do të jepen mundësi të rinjve të aftësohen për punë, ndihmon ndërmarrjet. Ky plan ka katër objektiva dhe synon të rris punësimin”, tha ai.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, vlerësoi se të rinjtë e Kosovës që kanë kryer trajnime në qendrat e Kosovës kanë pasur mundësi për të gjetur veten me një vend pune.
Ai ka folur edhe për rritjen e asistentes sociale. ‘Ne po shikojmë mundësitë se çka do të mund të bëjmë për ata për të përmirësuar jetën e tyre. Ka mundësi që të bëjmë punë për ta, duke i aktivizuar në tregun e punës:, deklaroi ai.
Reçica, bëri me dije se do të ndryshohet ligji për skemat pensionale.
