Aktuale
Reagon sërish Maliqi: Nuk ka komplot kundër Sallës Koncertale

Ndërtimi i Sallës Koncertale në kryeqytet ka ngjallur reagime. Propozimi për rrënimin e ish-shtëpisë së mallërave “Gërmia”, që në vendin e saj të ndërtohet kjo sallë, po has në kundërshtime.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe publicisti Shkelzen Maliqi, duke treguar arsyet pse nuk duhet të ndodhë kjo, transmeton Ndërtimi.info.
Ai, ka po potencuar se gjithashtu se komuniteti i artistëve duhet të kuptojë që nuk ka komplot kundër kësaj salle.
“Askush nuk është kundër ndërtimit të Sallës koncertale. Është fat që BE ka shprehur dëshirën që ta financojë atë. Problem është vetëm lokacioni sepse kërkohet që për sallën të rrënohet ish shtëpia e madhërave Germia. Ka shume arsye pse kjo nuk duhet të ndodhë që janë urbanistike, ekonomike dhe të interesit PUBLIK dhe ato janë dëgjuar gjatë debatit. Koleget e muzikës duhet ti dëgjojnë dhe kuptojnë këto argumente pa u zemëruar dhe kualifikuar këtë si komplot kundër tyre. Ata kanë fat se e kanë një donacion që ua mundëson ndërtimin e sallës. Le të mendojnë për një lokacion tjetër jo për Germinë, sepse ajo është vlerë në vete po aq sa donacioni dhe ky objekti mund të përshtatet me pak mjete, mbase aq sa do të duhej për rrënimin e tij, për destination tjetër kulturor, Muzeun e arteve bashkëkohore. Nëse kjo kuptohet drejtë do të jemi dyfish fitues…”, ka shkruar ai në facebook.
Kundër ndërtimi rrënimit të “Gërmisë”, Maliqi ka dal edhe më herët. Madje, ai ka dhënë idenë që aty të themelohet Muzeu i arteve bashkëkohore, kurse për ndërtimin e Sallës Koncertale të caktohet një lokacion tjetër në qendër të Prishtinës.
