Aktuale
Reagon profesori i “Betonit”, Kadri Morina për rrëshqitjen e murit mbrojtës në Veternik
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/24273714_1002371276568576_6654405602653049586_o.jpg)
Kanë kaluar 4 ditë prej kur reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitjen e murit anësor mbajtës të rrugës së zgjeruar në hyrje të Prishtinës nga Veterniku.
Për këtë rast Ministria e Infrastrukturës ka thënë se do të merren masa dhe se punimet do të zgjasin, mirëpo një nga emrat më eminent profesional në Kosovë, ka reaguar. Ai është profesori i lëndëve të “betonit” në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, shkruan Ndërtimi.info.
Pasi ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ngritur pikëpyetje për fajtorin dhe e ka përdorur këtë rast për të dhënë pasqyrën e ndërtimeve në Kosovë, sipas tij.
Sipas tij, fuqia natyrore është arsyetimi që jepet, por profesionistët duhet t’i mendojnë edhe këto gjëra.
“Në fotot e mëposhtme shihet devijimi dhe rrotullimi i murit mbrojtës te hyrja në Prishtinë-Veternik (punët në ekzekutim). Dështimi është i projektantit, shefit të objektit, mbikqyrësit, inspektorit (apo jetim?). Kjo është pasqyra e ndërtimeve tek ne në Kosovë. Çka do të ndodhë në rast se do të jemi nën ndikimin e tërmetit me intensitet të lartë? Te ne çdo kush projekton, ndërton, mbikqyrë, inspekton. Askush askujt nuk i jep përgjegjësi me arsyetimin se fuqia natyrore e ka bërë të veten, por harrojnë se profesionisti duhet te ketë parasysh gjithnjë veprimet ekstreme në konstruksion qoftë gjatë fazës së ndërtimit apo gjatë fazës së shfrytëzimit”, ka shkruar profesor Morina.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)