Connect with us

Aktuale

Reagimet për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë

Published

on

Qeveria e Kosovës sot me shumicën e votave ka votuar që taksa për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina të ngritet nga 10 në 100 për qind.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala në mbledhje të Qeverisë e ka arsyetuar vendimin, duke dhënë shkaqet që duhet të merret ky vendim.

Shala ka thënë se pas një analize që është bërë nga departamenti i Tregtisë, ka ardhur një propozim i tillë.

Vendimi për masën 100 për qind për produktet serbe do të hyjë në fuqi menjëherë, kështu ka thënë i pari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se obligohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe të gjitha institucionet relevante që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë! Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.” ka shkruar Haradinaj në postimin e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Vendimin për masën 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e ka përshëndetur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) Valdrin Lluka.

Lluka përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se masat do të ashpërsohen deri në vendosjen e bilancit të drejtë në raportet e Kosovës me Serbi.

“Lajm direkt nga mbledhja e Qeverisë: Sapo u vendos 100% taksë produkteve nga Serbia dhe Bosna. Këto masa do të vazhdojnë të ashpërsohen deri në vendosjen e bilancit të drejtë në raportet e Kosovës me Serbi”, ka komentuar ai.

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti ka reaguar për këtë taksë. Ai këtë vendim e ka quajtur dormal, derisa ka përmendur lobimin e Serbisë kundër Kosovës në njohjen e organizatave ndërkombëtare duke shtuar se këto masa janë të vonuara.

“Masat ndëshkuese tregtare janë politika legjitime ndaj politikave armiqësore të një shteti fqinj. Lobimi agresiv i Serbisë në njohje e organizata ndërkombëtare është cenim i shtetësisë tonë dhe sigurisë së shtetit tonë. Në kushte kur nuk kemi marrëdhënie diplomatike dhe mjetet tjera janë të kufizuara është normale të aplikohen masa të tilla. Masat e tilla janë të domosdoshme, madje edhe të vonuara. Nuk mundet Serbia edhe me na luftu edhe me na shit mallra sikurse shtetet mike. Gjithmonë kemi treguar gatishmëri për fqinjësi të mire, edhe përkundër plagëve të luftës. Kjo është keqpërdor vazhdimisht. Edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë gatishmëri por jo nënshtrim ndaj sulmeve të vazhdueshme politike ndaj shtetësisë tone. Boll ma!”, shkruan Ahmeti.

Për vendosjen e taksës ka komentuar edhe avokati i njohur kosovar Arianit Koci, i cili e konsideron si vendim shumë të qëlluar. Sipas tij ky vendim mund të nxisë reagime, presione dhe kushtëzime nga ana e bashkësisë  ndërkombëtare por duhet përkrahur qeveria.

“Kjo qeveri nuk është pa të meta. Përkundrazi. Por Ramushi, definitivisht po e dëshmon që mundet me marrë vendime jo të lehta. Vendime që mund t’i kushtojnë shumë politikisht. Ngritja e taksave për 100 % për produkte serbe, do të nxit reagime, presione dhe kushtëzime nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Shumë madje. Por, interesi i Kosovës është mbi interesin politik dhe personal të Ramushit. Këtë po e dëshmon sot, dhe e ka dëshmuar edhe më herët! Prandaj, sado që do të ketë presion për këtë vendim, duhet ta përkrahim qeverinë. Koha është që t’i tregojnë dhëmbët në raport me Serbinë. Në të njëjtën kohë, koha është që të reflektojmë dhe ta përmirësojmë edhe vetën!” është shprehur Koci”, është shprehur Koci.

Taksën e vendosur për produktet serbe e ka përkrah edhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), duke e quajtur vendim të guximshëm ndaj Serbisë.

Përfaqësues të saj konsiderojnë që një taksë e tillë është edhe hakmarrës i drejtpërdrejt për bllokadat e vazhdueshme që Serbia i bënë politikisht dhe ekonomikisht Kosovës.

Edhe Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka mbështetur vendimin e marrë nga Qeveria për ta rritur taksën ndaj produkteve serbe në 100 për qind. Ndërkohë që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos lejojë rritjen e çmimeve.

“Vendimi i Qeverisë për rritjen e taksës nga 10% në 100% është i qëlluar. Kjo masë duhet të mbetet në fuqi deri kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:
A. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;
B. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëvshjen për IBM; marrëvshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëvshjen për diploma universitare.
Në ndërkohë, Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat për mos-shtrejtim të çmimeve në Kosovë”, ka thënë Deda.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending