Arkitekturë
Rastet kur nuk mund ta arredoni vetë shtëpinë, ja pse lind nevoja për një arkitekt

Një nga vendët kur arkitektët marrin më shumë kërkesa është padyshim kuzhina. Pikërisht këtu kalojmë pjesën më të madhe të kohës dhe është pikërisht puna e ekspertit që gjen zgjedhjen e duhur. Por që projekti të jete sa më i plote dhe ti duhet të besh dëtyrat e shtëpisë.
Nis me këmbë të mbarë
Gjëja e parë që duhet të bësh, mbasi ke marrë takimin me arkitektin që do të merret me projektimin e zonës së ditës o të tualetit, është të kesh ide të qarta rreth asaj qe do të bësh. Duhet të prezantosh në mënyrë të qartë pritshmëritë e tua.
1. Merr me vete imazhe dhe katalogë të kuzhinave dhe tualeteve që të pëlqejnë ose që afrohen me stilin që preferon. Kjo do të ndihmojë arkitektin tënd të konkretizojë më mirë idetë e tua.
2. Përgatitu t’I përgjigjesh disa pyetjeve të rëndësishme si “ sa veta jeni në familje?” : si gatuan ?”, “çfarë të pëlqen apo nuk të pëlqen te kuzhina aktuale ?” Cdo përgjigje e jotja do të adresojë në mënyrën e duhur arkitektin .
3. Percakto buxhetin
Duke pasur buxhetin e qartë, arkitekti juaj mund të ndihmojë të gjesh kuzhinën dhe tualetin e duhur për ty.
4. Nëse takimi realizohet në zyrën e arkitektit merr dhe një planimetri me vete ose matjete duke shënuar lidhjet elektrike dhe hidraulike bashke me vendet ku ndodhen dyer dhe dritare.
Takimi i parë
Takimi i parë është njohës. Arkitekti do te dëgjojë nevojat e tua, do të krijojë një idë rreth buxhetit dhe rreth hapësirave në dispozicion. Nëse takimi është në shtëpinë tëndë, ai do të masë hapësirën në dispozicion dhe do të bëjë disa fotografi që ta ketë më të lehtë detyrën.
Për ty kjo fazë është koha e duhur për të njohur nga afër punën e arkitektit dhe shërbimet që aim und të sigurojë. Nëse do një këshillë, tregoji disa nga punimet në shtëpi që të kuptojë stilin tënd.
Mbasi të kesh mbaruar takimin, arkitekti do i këtë informacionet e duhura për të projektuar arredimin për zonën tënde të re të ditës ose për tualetin.
Mbasi të kesh marrë propozimin e arkitektit, projektimi i shtëpisë së ëndrrave do të konretizohet.
