Aktuale
Raporti i Progresit nuk e gjen të mirëmbrojtur Qendrën Historike në Prizren

Objektet e Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Prizrenit nuk po dalin të jeni mirë as përmes Raportit të Progresit për vitin 2019-të.
Sipas këtij raporti, edhe përkundër faktit se Qendra Historike në Prizren është një zonë me mbrojtje të veçantë, nevojitet një vigjilencë e vazhdueshme, për shkak se objektet edhe pse janë në mbrojtje sërish po dëmtohen.
Për këtë arsye në raport është kërkuar të shtohet kujdesi ndaj objekteve trashëgimore, raporton Ndërtimi.info.
Madje, në raport përmendet edhe padia e Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj pronarit të një shtëpie që shkatërroi një monument të mbrojtur.
“Nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të mbrojtur Qendrën Historike të Prizrenit, zonë me mbrojtje të veçantë. Në qershor të vitit 2018, Prokuroria Themelore ngriti një padi kundër pronarit të një shtëpie që u shkatërrua pavarësisht se ishte e listuar si një monument i mbrojtur”, thuhet në raport.
Për rastet e dëmtimeve të objekteve të Trashëgimisë Kulturore, në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, gjatë vitit 2018 janë ngritur disa kallëzime penale.
“Kemi pranuar gjatë vitit 2018, 14 kallëzime penale, kundër 29 personave, kemi ngritur 13 aktakuza gjatë vitit 2018, kundër 24 personave”, ishte thënë nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Shkatërrimet e objekteteve që janë nën mbrothej të Trashëgimisë Kulturore, kishte ngritur reagimin e organizatës “Ec Ma Ndryshe” që është organizata më e zëshme karshi kësaj kategorie.
Me rastin e evidentimit të shkatërrimit të objekteve kulturore po merret edhe Inspektorati i Trashëgimisë, në kuadër të Ministrisë së Kulturës./Ndërtimi.info/
